Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

DURRESI IM Empty DURRESI IM

Wed 12 Aug 2015 - 22:56
DURRESI IM 8323263198_5fdd1e1f0f_o_d
Kokë gruaje. Mozaik. Shekuj IV-III para Krishtit. Tête de femme. Mosaïque. IV-III siècles avant Jésus Christ. Mosaic woman portrait. IV-III centuries before Christus. Durrës, Durazzo, Dyrrachium, Epidamne, Epidamnus.





Para një viti në korrik 2014, Profesori shfaq dellin romantik me një stil të këndshëm. I ngre himn Durrësit. Ja postimi në FB:
“Nga të gjitha qytetet e botës, të galaksive po deshët, zgjedh vetëm një, Durrësin...
Durrësi dhe Roma. Të tjerët në shekuj kanë qenë thjesht stacione autobusi urban drejt Plepave...
Nuk di se çfarë jap thjesht për një xhiro trotuareve, ku durrsakët e lashtë, helenë, romakë, venecianë, pinë kafen dhe birrat e tyre poshtë çadrave me reklama “Pepsi”.
Pastaj ha edhe një parfe a kasatë “Bllaca”, zhytu njëherë nga amfiteatri, dhe pi një kafe te Torra veneciane, pranë dritares me hekura, disashekullore, duke lexuar “Panorama Sport”, a “Intervista”.
Aman kamerier, sa bakshish do që ta ulësh atë radion e ta mbyllësh atë televizor me klipe idiote këngëtaresh po aq idiote dhe histerike.
Lëre erën e detit të këndojë, na të gjithë lekët që kam në xhepa...
Nuk ka nevojë për referendume...
As zhurma e podiume...
Deti barazon mes dallgësh që përplasen mbi rërë a beton.
Qytet që matet me kohëra mijëravjeçare tërmetesh.
Çdo sekondë në Durrës është mijëra vjet jetë e fituar.
Pikë-pikë rrjedh uji në galerinë e luanëve. Unë shihem sy më sy me macen e shtëpisë përballë shkallareve të amfiteatrit, që nuk kupton se jeton mbi mijëra vjet që zbusin tigrat...
Çarçafë të bardhë, varur, në amfiteatër, thahen nga era e detit, lum ata që flenë mbi ato aroma. Mos i hekurosni...
Trageti vjen drejt çarçafëve të varur.
Ikni, ikni, andej nga rrëpirat mbi det, andej është bukur... Andej nga fiqtë e detit. Na lini në Durrës me kandilat e bardhë...
Çfarë nuk do të jepja të bëhesha qytetar i Durrësit, aty ku vinin pelegrinët norvegjezë nga Deti i Veriut, majë balenash dhe delfinësh, për të ikur drejt kockave të Krishtit, në tokën e premtuar”DURRESI IM Albanian-gift-mousepad-durres-love-tapet-mausi-dhurate-durres
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi