Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë Empty Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë

Tue 28 Jan 2014 - 22:57
Thoma Berberi rrëfen për fotografitë e para nënujorë bashkë me Moikom Zeqon. Dëshmia e kapitenit, Kapllan Rama: “Qyteti i mbytur” është 150 m nën ujë dhe 27 milje në veri perëndim të Durrësit, duke u nisur nga porti
Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë Rama%20dhe%20Thoma%20Berberi

Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë Pllaka
Mark Brunga

Flitet shpesh për Durrësin e vjetër, i cili supozohet se gjendet në zona të zhytura nën ujë.

Por nuk ka pasur studime shkencore serioze të deritanishme dhe përpjekjet e kaluara kanë qenë janë mjaft të cekëta për shkak të kufizimeve teknike dhe monetare për kërkime në thellësi detare. Kështu, deri tani kanë mbijetuar shtigje për shumë legjenda nënujore të këtij qyteti...

Fotot nënujore, vërtetimi i legjendave

...Dëshmitë e kaluara të detarëve, por edhe deri foto të freskëta të kohëve të fundit, tregojnë se realisht ka në thellësi të detit një grumbull gërmadhash.

Duke u nisur nga dimensionet dhe fotot e siguruara së fundmi dyshohet se mund të bëhet fjalë për një vend banim nënujor. Bëhet fjalë për një grumbull objektesh antike nënujore, rreth 27 milje detare në veri-perëndim të qytetit të Durrësit.

Duke u nisur nga porti i qytetit, vendbanimi i lashtë hipotetik ka një diametër të përgjithshëm rreth 6 milje. Kjo tregon se nuk mund të ketë qytet tjetër, një qytezë nënujore përveçse Durrësit antik.

Megjithatë, në se rezulton se është qytet hipotezat mund të vazhdojnë edhe me ndonjë emër tjetër, pasi distanca prej 27 miljesh nga Durrësi e mundëson një diversitet qytetesh në këtë rajon.

Megjithatë, Durrësi ka pësuar shkatërrime nga disa tërmete si dhe ka pasur zhytje në zona të ndryshme të shkaktuara nga fenomeni i lëvizjeve eperogjenike të rajonit.

Takimi me Thoma Berberin

Konstruktori i njohur Thoma Berberin është edhe konstruktori i batiskafit të parë shqiptar me të cilin në vitin 1975 arkeologu i shquar durrsak, Moikom Zeqo ka realizuar edhe fotografitë e para të arkeologjisë nënujore shqiptare. Me ekipin e tij dhe mjetet që i ka ndërtuar vetë, për zhytje dhe lundrim ai ka realizuar edhe filmime të shumta në zonat e Durrësit.

Thomai flet për një qytet nënujor, të konstatuar nga detarët, të cilëve u griseshin rrjetat gjatë peshkimit. Nga kjo, tregon Thomai, ata u detyruan që të marrin masa për të përcaktuar qartë terrenin e shtrirjes se “qytezës” misterioze.

Për këtë ai vlerëson një nga kapitenët e peshkatoreve durrsake, Kapllan Rama, i cili ka bërë edhe hartën e shtrirjes nënujore të këtij qyteti hipotetik.

Pasi biseduam për këtë dhe na tregoi hartën e përftuar nga miku i tij, ne u takuam dhe me vetë detarin Rama, i cili në bisedë e sipër solli disa detaje mjaft interesante nga ekzistenca e këtij qyteti, i cili ndodhet rreth 150 metra nën ujë.

“Në këto thellësi, - tha Thomai, - ende nuk janë bërë zhytje të deritanishme, ndërsa një sasi filmimesh nga ky terren ai i ka realizuar me robotin e zhytjes “Erald”.

Për këtë po sjellim edhe 2 fotot ekskluzive për lexuesit e “Shekullit”, të pamjeve të nënujshme në afërsi të vend banimit të dyshuar, të shkëputura nga filmimi me kamera të robotit nënujor”.

Ekzistenca e qytetit nënujor

Peshkatarët janë të bindur se në pikat e përcaktuara prej tyre ndodhet një qytet i lashtë. Kapiteni i peshkatoreve Kapllan Rama tregon se ka mbi 32 vite përvojë jetë në dete, ndërsa si kapiten ai ka rreth 27 vjet.

Në vitin 1991 ka punuar me mjete peshkimi të pajisura me teknologji moderne navigimi në Monopoli të Italisë. Ai thotë se atje ka filluar të punojë me GPS, kompjuterë, radar etj.

Pas një viti është kthyer në Shqipëri dhe ka punuar po si kapiten, po në peshkim. Ai tregon bllokun e shënimeve, ku ka hedhur, sipas tij, koordinatat e vendndodhjes së qytetit antik.

Hap me kujdes bllokun me shënimet, që tregojnë përvojën disa vjeçare e tij në lundrimet dhe periudhën e peshkimit, dhe thotë se kjo zonë njihet nga të gjithë peshkatarët si qyteti i mbytur. “Nuk mendoj vetëm unë, - thotë ai, - shumë kolegë të mi, kapitenë peshkatoresh, që në fillim të punës sime në këtë sektor, thonin se po shkojmë tek “qyteti i mbytur”.

Ishte emërtimi që i bënin zonës që kam qarkuar me vija dhe që emërtohet nga koleget si “Durrësi i vjetër”. Ai tregon: “Kam lundruar shpesh këtu sa që dhe kam krijuar hartën përkatëse në rrënojat e zonës nënujore, kjo ka bërë që të jem mjaft i suksesshëm në peshkim në këtë zonë”.

Rama flet hollësisht mbi koordinatat dhe kujton se duke e njohur mjaft mirë fund detin e zonës lundronte duke bërë zigzage me anije, duke arritur që të shpëtonte paq rrjetat e peshkimit nga objektet e shumta që gjendeshin në atë territor.

Zona ishte e pasur me peshk dhe me gjera antike që dilnin nga fundi i detit. Pamjet që tregojnë aparaturat flasin edhe për ekzistencën e fragmenteve të mureve antike. Në rrjetat e anijeve, sipas dëshmisë së tyre mbeteshin shpesh qypa, amfora, tulla dhe tjegulla të ndryshme si ato që ndodheshin në muret e kalas së Durrësit si dhe deri kapitele mermeri.

Dëshmia e kapitenit

Dëshmia e kapitenit Kapllan Rama: “Ky qytet është rreth 27 milje në veri-perëndim të Durrësit, duke u nisur nga Porti.

Diametri i përgjithshëm i qytetit nënujor është rreth 6 milje, dimensione këto të përcaktuara qartë nga mjete teknike bashkëkohore me te cilat ishin te pajisura mjetet detare. Në këtë zonë janë të rrallë kapitenët që gjuajnë, pasi është zonë që u dëmtohen rrjetat atyre që se kanë përvojën e lundrimit mbi qytetin antik.

Ky privilegj për të gjuajtur në këtë terren u ka përkitur kryesisht kapiteneve Ramazan Bulku, Fiqiri Estrefi dhe Petrit Dragja. Atje gjuhet peshk i egër, dental me shumicë. Dhe kjo nga se nuk është zonë e dëshiruar gjuetie nga peshkarexhat.

“Në hartën operative të kapitenit Rama janë shënuar edhe 2 anije të mbytura gjatë luftës së parë mbase, që ndodhen të zhytura në të dyja antipodet e qytetit nënujor. Sipas tij, duke i u referuar aparaturave “ehollot” ato janë rreth 4 m mbi nivelin e rërës së fund detit, ndërsa gjatësia e tyre varion rreth 80-100 m.

Hasan Ulqini për Lashtësinë

Arkeologu dhe studiuesi i vjetër durrsak Hasan Ulqini, në shkrimin e tij studimor “Zbulimet e para nën det”, të botuar në vëllimin “Edhe Krisht edhe mëkatar” ka shkruar rreth zonës ku vijnë fotot e para të nënujshme të qytetit antik.

Burimet e shkruara tregojnë për tre tërmete të tmerrshëm dhe për ujin e detit që përmbyti një pjesë të qytetit të lashtë të Durrësit e që herë pas here "ndërroi vendin".

Pleqtë e moçëm rrëfejnë një legjendë për muret nën ujë të Currilave (plazhit në afërsi të Durrësit). Arkeologu frëng Hezei tregon për një sondazh të kujdesshëm që ka bërë në këta shkëmbinj nënujorë me anijen "La Biche",

por pa rezultat. Ka kaluar gati një shekull nga ajo kohë, kur ky arkeolog bëri këtë sondazh dhe kjo thënie e pleqve të moçëm ka prekur përsëri fantazinë e arkeologëve të rinj.

Muret e fortesës nënujore

Dhjetë milje larg bregut, është një zonë e tërë që quhet "qyteti"

Në të vërtetë, disa qindra metra larg molit të vogël të Portëzës, (pranë vendit ku derdhet hidrovori), janë ndeshur gërmadha të një vendbanimi të lashtë, fragmente muresh të ndërtuar me gurë të mëdhenj poligonalë prej shtufi dhe të vendosur njëri mbi tjetrin pa asnjë lloj lidhje.

Ç'janë këto mure? Tani për tani është e shpejtë të japësh një mendim të saktë. Fakti që brenda kuadratit të tyre ka me dhjetëra tjegulla të lashta me forma të ndryshme, të bën të mendosh për një vendbanim, pjesë e qytetit të përmbytur, (por dhe për një port të lashtë me magazinat e veta).

Gjithashtu, fakti që gjatë këtij bregdeti valët herë pas here nxjerrin në breg fragmente solenesh (tjegulla të lashta) të bën të mendosh për një shtrirje të gjerë të këtij vendbanimi (apo porti). Studimet e kujdesshme do të zbërthejnë çdo gjë në të ardhmen.

Thënia e pleqve të moçëm “qyteti ndërroi vendin”, po bëhet diçka e afërt, e kapshme. Por ka edhe një thënie tjetër. Këtë nuk e tregojnë pleqtë, por peshkatarët.

Rreth dhjetë milje larg bregut, në vijë të drejtë me Bishtin e Pallës deri në afërsi të Kepit të Rodonit, është një zonë e tërë që ata e quajnë "qyteti".

Rrjetat e hedhura këtu herë pas here kanë nxjerrë dhe objekte të lashtësisë: amfora, solene, fragmente arkitektonike etj”. Vendet që u referohet shkencëtari Ulqini, janë në afërsi të qytetit të dyshuar si Durrësi i lashtë nënujor.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë Empty Re: Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë

Tue 28 Jan 2014 - 23:00
a te vdes une per ty moj anushe me ke kap ne pike te dobet
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë Empty Re: Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë

Tue 28 Jan 2014 - 23:02
Durrsaku shkruajti:a te vdes une per ty moj anushe me ke kap ne pike te dobet
Ku tka kap ore  Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë 723485774 
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë Empty Re: Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë

Tue 28 Jan 2014 - 23:04
Erisa shkruajti:
Durrsaku shkruajti:a te vdes une per ty moj anushe me ke kap ne pike te dobet
Ku tka kap ore  Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë 723485774 
te durresi moj pse ku duhet te me kape gjithmone mendjen te shejtanlliqet e keni ju femrat
Sponsored content

Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë Empty Re: Si u zbulua Durrësi i vjetër nën ujë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi