Heraklion, qyteti i humbur egjiptian u zbulua pas 1200 vjetëve nën ujë
Mon 10 Jun 2013 - 0:08
Por, pavarësisht gjitha emocioneve gjatë gërmimit, një mister rreth Thonis-Heracleion mbetet kryesisht i pazgjidhur: Pse ai u fundos?
Ishte një qytet i mbuluar me vellon e një miti, i gëlltitur nga Deti Mesdhe dhe i varrosur në rërë dhe baltë për më shumë se 1200 vjet. Por tani janë arkeologët ata të cilët i zbulojnë për ne misteret e qytetit antik Heraklion (Heracleion), duke sjellë në dritë objekte të ruajtura jashtëzakonisht mirë dhe që të tregojnë historinë e një porti të epokës së lashtë.
Te grekët e lashtë ishte i njohur me emrin Heraklion, ndërsa tek egjiptasit e vjetër me emrin Thonis, qyteti u rizbulua në vitin 2000 nga arkeologu francez Dr. Franck Goddio dhe një ekip nga Instituti Evropian për arkeologji nënujore pas një studimi katër-vjeçar gjeofizik. Rrënojat e qytetit të humbur u gjetën 30 metra nën sipërfaqen e Detit Mesdhe në gjirin Aboukir, pranë Aleksandrisë.
Këto ditë, pas gërmimeve që zgjatën 13 vjet, një dokumentar i ri nxjerr në pah zbulimet e mëdha që janë zhvarrosur në Thonis-Heracleion. Zbulimet arkeologjike janë vërtetë emocionuese, ata përshkruajnë një qytet antik i cili jo vetëm që ka qenë një pikë qendrore tregtare por ndoshta edhe një qendër fetare. Ekipi televiziv ka shfrytëzuar të dhënat e mbledhura gjatë gërmimeve arkeologjike për të ndërtuar një model kompjuterik të qytetit.
Sipas Telegraph, hulumtimet sugjerojnë se Thonis-Heracleion ka shërbyer si port tregtar hyrës i pashmangshëm në mes Detit Mesdhe dhe lumit Nil. Deri më tani, janë gjetur 64 anije të lashta të përmbytura ndërsa nga balta e gjirit janë nxjerrë edhe më shumë se 700 spiranca anijesh. Gjithashtu janë gjetur edhe monedha ari, pesha nga Atina (kurr më parë nuk janë gjetur në Egjipt) dhe pllaka gjigante të gdhendura në gjuhën e lashtë egjiptase dhe greke. Studiuesit mendojnë se këta objekte theksojnë famën e qytetit si një qendër tregtare aktive. Më tej, në qytetin fundosur, hulumtuesit kanë zbuluar edhe një shumëllojshmëri të objekteve fetare, duke përfshirë skulptura të mëdha guri, për të cilët mendohet të ketë stolisur tempullin qendror të qytetit si dhe sarkofagë gëlqerorë për të cilët besohet të kenë përmbajtur kafshë të mumifikuara.
portalb

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi