Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Grabitja e bankës, hajduti vret arketaren, plagos rojen  Empty Grabitja e bankës, hajduti vret arketaren, plagos rojen

Tue 27 Mar 2012 - 16:31
Grabitja e bankës, hajduti vret arketaren, plagos rojen  52763_1TIRANE-Një grabitje më armë në një bankë në mes të ditës në Tiranë ka rezultuar me bilanc tragjik. Grabitësi ka qëlluar me armë ndaj dy punonjësve të bankës pasi ka hasur në rezistencën e tyre për të dorëzuar paratë.

Policia në vendgjarje konfirmoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në një prej filialeve të bankës ‘NBG’, tek zona e e njohur me emrin, ‘Xhamlliku’ kur një person i armatosur ka tentuar të hyjë me dhunë në ambientet e bankës.
Duket se roja e sigurisë Skënder Elmazi, 50 vjec është përpjekur të ndalojë personin të hyjë brenda, kurse arketarja Leonora Kaloci, 45 vjec nuk ka pranuar të dorëzojë parate. Por, personi ende i paidentifikuar ka reaguar ashpër me armën tip pistolete duke qëlluar disa herë. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 2 punonjesit e bankës, ndërsa personi pasi është larguar me shpejtësi. Plumbat e pistoletës kanë shpuar xhamat e derës së bankës. Nuk bëhet ende e ditur nëse personi ka rrëmbyer para nga filiali i bankës apo jo.

Por, ngjarja mori përmasa më të rënda pak minuta më pas. Më pak se një orës pas ngjarjes, mesohet se ne spital ndërroi jete arkëtarja e plagosur, Leonora Kaloci, nënë e 2 fëmijëve.

Mendohet se pamjet e siguruara nga kamera e sigurisë do të zbardhin ngjarjen në fjalë.
Në vendgjarje ndodhen dhe drejtori i krimeve të rënda, z. Tonin Vocaj dhe kryepolici i Tiranës, z Bernard Caushaj.

Policia dyshon se grabitesi është një mashkull në moshë të re, i veshur me xhup të zi, bluzë me vija me cantë shpine, që fillimisht ka qëlluar mbi rojen e bankës 'NBG’ dhe më pas ka mësyre ne ambientet e brendshme dhe ka qëlluar arkëtaren.

Policia ka shoqëruar një person të dyshuar si autor të ngjarjes. Shoqërimi u bë pas përshkrimit të dëshmitarëve për grabitësin, por hetimet sërish vijojnë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi