Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rrëfehet Viktor Gushi: Ja si e vrava arkëtaren e bankës Empty Rrëfehet Viktor Gushi: Ja si e vrava arkëtaren e bankës

Fri 30 Mar 2012 - 18:58
Rrëfehet Viktor Gushi: Ja si e vrava arkëtaren e bankës Spacer
Rrëfehet Viktor Gushi: Ja si e vrava arkëtaren e bankës 52899TIRANË- Policia e Tiranës servir për median pamjet filmike të rrëfimit të Viktor Gushit në shtëpinë e tij në momentin e sekuestrimit të armës dhe elementëve të tjerë të përdorura gjatë grabitjeve dhe vrasjeve në kryeqytet.

Në këto pamje duket qetësia e 44-vjecarit, i cili rrëfen shumë qetësisht krimet e kryera për oficerët e policisë gjyqësore por edhe për edhe për oficerët e policisë së Tiranës.

I pyetur se pse ka qëlluar nga jashtë policin e sigurisë së bankës, Gushi rrëfen, “E qëllova se ai ishte i armatosur rëndë...ndërsa argjendarit kur shkova të grabis i thashë të mos lëvizte nga vendi, por ai nuk më dëgjoi shkoi tek cepi i argjendarisë, ndërsa një dorë e mbante gjithmonë poshtë dhe unë e qëllova”, shprehet ai.

Në rrëfimin e tij, Gushi pranan se, “Vendet që do vidhja i studioja për rreth 1 muaj, shifja që të mos kishte kamera për rreth 300 metra”, thotë ai.

I pyetur edhe për një plagosje tjetër gjatë tentativave të tij të grabitjes, Gushi shprehet se “Ajo më ofendoi, më tha maskara, ndaj e plagosa”.

Ai më pas ka treguar edhe mënyrën se si ka siguruar armët dhe fishekët. “ Një pistoletë pasi kreva krimin e kam hedhur në lumin Lana, ka qenë një Zastava e vogël...Pistoletën TT e kam blerë tek rruga “Bardhyl”, 600 mijë lekë, e bleva me gjithë fishekë dhe tani s’kam më fishekë. Ndërsa pistoletën e parë e bleva tek Zogu i Ti, 250 mijë lekë”, thotë ai.
Ai rrëfen se çdo punonjës banke, apo poste që refuzonte t’i jepte paratë dhe aktivizonte alarmin Gushi e qëllonte.

DESHMIA E PLOTE E VIKTOR GUSHIT
Policia: Po arkëtaren e postës pse e qëllove?
Viktori: E qëllova sepse ajo po vonohej dhe po më ikte tre minutëshi i kohës për të grabitur.

Policia: Po gruan tek posta e ujësjellësit tek Shkolla e Baletit?
Viktori: E qëllova sepse ajo më ofendoi, i futa pistoletën në gojë, por pastaj mora vesh nga lajmet që kishte shpëtuar?

Policia: Po për ngjarjen e vrasjes së pronarit te argjendarisë, Rrapo Sinanaj?
Viktori: E kisha studiuar edhe atë grabitje. Si do largohesha, ku do ishte policia kur unë të ikja në këmbë, pra si gjithmonë i kisha studiuar. Hyra në argjendari, i thashë atij mos bëj zhurmë dhe bindu se nuk të bëj gjë po u binde, por ai filloi të bërtiste. Ca njerëz nga farmacia po shikonin. E qëllova dhe dola në derë. Ai filloi sërisht të bërtiste. Atëherë u ktheva dhe e vrava. E qëllova edhe dy herë të tjera.
Policia: Nuk të erdhi keq për atë kosovarin e shkretë që arrestuam më pas, pasi ai ishte i pafajshëm?
Viktori: Më erdhi por unë e dija që do lirohej sepse nuk kishte asnjë provë.
Policia: Na thuaj për ngjarjen e fundit, çfare kishe planifikuar dhe a kishe menduar se do të përfundonte kështu?
Viktori: Në fakt kisha bërë plan të grabisja një bankë në rrugën e Elbasanit, por pasi e studiova mirë vura re qe ata po vendosnin kamera. Ndryshova plan. Fillova studjoja bankën NBG. Gjëja e parë që shikoja ishte si qëndronin rojet. Nëse ata qëndronin ulur e kisha më të lehtë. Studjova rrugën nga do hyja dhe nga do dilja. Piva kafen në mëngjes dhe atë ditë sërisht nisa studimin. Hyra në bankë i thashë asaj mos bëj asnjë rezistencë ma mbush qesen. Ajo filloi të vonohej. I thashë dëgjo se je pas këtij banakut prej dërrase unë të vras kështu që mos u vono. Në atë moment u afrua roja, unë kujtoja se ai do më qëllonte, qëllova arkëtaren dhe pastaj rojen.
Policia: S’të erdhi keq?
Viktori: Më erdhi keq. Por edhe unë rrezikoja t’më vriste policia nëse më kapte aty. Shkova në banesë. U lava dhe sërisht pashë lajmet në televizion. Te nesërmen pashë identikitin. Kur pashë identikitin mendova kaq ishte. Por isha i qetC. Dola për të lozur dhe siç duket dikush më pa.
Policia: Po familja jote e dinte që t’i grabisje?
Viktori: Jo askush. Unë jetoj vetëm. Kam qenë i martuar për katër vjet dhe me ish gruan kam jetuar në Greqi, u ndame dhe s’kam fëmijë. Unë nuk e di ku ndodhet ajo.
Policia: Çfarë bëje kur nuk grabisje?
Viktori: Unë jam klient i rregullt i kazino Tajvanit dhe kazino Rozafës. Kam edhe karta me vlerë disa mijë euro që shkoja lozja. Kam patur fat në kazino.

Kjo ka qene dëshmia që ai ka dhënë natën e arrestimit. Gjatë ditës së premte, Gushi ka vijuar të merret në pyetje. I pyetur për mënyrën e ekzekutimit të grabitjes ai pohoi: “Në dorën e majtë mbaja një çorape grash, në dorën e djathtë mbaja pistoletën”.

Policia ka këmbëngulur për të mësuar nëse kishet apo jo ndonjë raport apo lidhje me ndonjë femër, që mund të ishte edhe bashkëpunëtore, pasi Viktor Gushi është i divorcuar dhe sic është shprehur, një natë më parë nuk kishte informacion ku ndodhej ish bashkëshortja pasi ishin ndarë në Greqi. “Jo, nuk kisha nevojë për femra, ka thënë Viktor Gushi. I gjeja me pagesë, i merrja ku banoja, i paguaja nga 2 mijë lekë deri në 5 mijë lekë, varet”.

Policia: Po armën ku e gjete?
Viktori: Tetë grabitjet e para i bëra me një pistoletë Zastava. Pastaj e hodha poshtë”
Policia: Ku e gjete këtë pistoletë?
Viktori: Ja bleva dikujt që më duket se ishte kosovar, për 200 mijë lekë. Pastaj bleva pistoletën TT, e bleva tek rruga Bardhyl për 600 mijë lekë.
Policia: E njeh personin që ta shiti armën?
Viktori: Po, nëse e shoh e njoh, nëse ma nxirrni para e mbaj mend
Policia: Nuk kishe frikë se femrat që sillje në shtëpi do shikonin pistoletën.
Viktori: Jo, sepse ato skishin punë pse të kontrollonin në banesën time.
Policia: Po maskën ku e gjeje?
Viktori: Vështirësi e madhë të bësh një maskë, përshembull me corape grash apo sende të tjera.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi