Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Humb bastin, bastexhiu rreh arkëtaren Empty Humb bastin, bastexhiu rreh arkëtaren

Sat 16 Jun 2012 - 22:23
Humb bastin, bastexhiu rreh arkëtaren 1339668785-grushti_Një bastexhi në Britaninë e Madhe nuk mundi të gëlltiste humbjen e një basti dhe u lëshua me grushta kundër arkëtares së sallonit ku ndodhej. Ngjarja ndodhi në dyqan të kompanisë së basteve “Ladbrokes”, në Londër dhe e gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë. I dukshëm qartë në kamera, mashkulli rreth të 30-tave u afrua me një skedinë në dorë dhe pas iu tha se nuk kishte fituar, ai qëlloi dy herë me grusht arkëtaren, përpara se të largohej i qetë, duke lënë gruan të gjakosur në vendin e saj të punës.

Kamerat e sigurisë treguan se si disa dhjetëra bastexhinj të tjerë të ndodhur në sallon bënë sehir dhe askush nuk i doli në mbrojtje arkëtares. Agresori është shpallur në kërkim nga policia britanike. Ndonëse kriza ekonomike ka prekur edhe Britaninë, e cila vuan nga stanjacioni, mungesa e rritjes, papunësia e lartë dhe rritja drastike e kredive të këqija, numri i salloneve të basteve në të gjithë vendin është rritur me 25% në pesë vitet e fundit.
Humb bastin, bastexhiu rreh arkëtaren 1339668785-grusht_arketaresHumb bastin, bastexhiu rreh arkëtaren 1339668785-grusht_arketares
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi