Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Gjuha e huaj, me detyrim provim lirimi edhe në maturë” Empty “Gjuha e huaj, me detyrim provim lirimi edhe në maturë”

Wed 28 Mar 2012 - 2:15
“Gjuha e huaj, me detyrim provim lirimi edhe në maturë” Ministria-e-arsimitProjektligji i ri mbërrin në Parlament. Ja risitë në arsimin parauniversitar.
Për herë të parë gjuha e huaj do të jetë provim i detyrueshëm jo vetëm në gjimnaz, por edhe në shkollat 9-vjeçare. Këtë përcakton projektligji i ri për arsimin parauniversitar, i cili mbërriti dje në Parlament dhe pritet të votohet brenda një kohe të shkurtër. “Në provimet kombëtare të arsimit bazë nxënësit vlerësohen në lëndët Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj”, thuhet në projektligj. Deri tani, të gjithë nxënësit kanë dhënë vetëm Gjuhën dhe Matematikën si provime lirimi. Edhe për Maturën Shtetërore është parashikuar që nxënësit të japin një grup lëndësh të detyruara dhe një grup lëndësh me zgjedhje. “Lëndët e përbashkëta janë Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematike dhe Gjuhë e huaj. Lëndët me zgjedhje përcaktohen me udhëzim të ministrit”, thuhet në projektligj. Një tjetër risi është shtrirja e arsimit fillor nga 5 në 6 vjet. “Arsimi fillor aktual është pesëvjeçar, kurse projektligji parashikon shtimin me një vit të tij, duke e kthyer arsimin bazë nga 5+4 në 6+3. “Në rreth dy 2/3 e vendeve të Bashkimit Europian është në fuqi ky lloj sistemi. Zbatimi i strukturës së re kërkon ritrajnimin e mësuesve të ciklit fillor dhe reformimin e kurrikulës universitare të mësuesisë. Për këtë shkak reforma do të zbatohet në vitin shkollor 2015-2016”, kanë vlerësuar ekspertët që kanë hartuar ndryshimet. Po kështu, për herë të parë është menduar të shtyhet ripërsëritja e klasës. “Nxënësit e klasave 1-3 nuk e përsërisin klasën, me përjashtim të rasteve kur kjo kërkohet nga prindërit e tyre”, thuhet në projektligj. Me hyrjen në fuqi të projektligjit pritet të ndryshojnë kurrikulat në arsimin parauniversitar. Arsim parashkollor, arsim bazë dhe arsim i mesëm i lartë. Këto do të jenë ciklet e studimit që do të ofrohen pas ristrukturimit të të gjithë sistemit. “Arsimi parashkollor ndiqet nga fëmijët e moshës nga tre deri në gjashtë vjeç. Fëmijëve të moshës pesë vjeç u mundësohet ndjekja e klasës përgatitore edhe pranë shkollave të arsimit bazë, me synim integrimin në arsimin e detyruar”, thuhet në projektligj. Arsimi bazë do të jetë i detyrueshëm”. Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç”, thuhet në projektligj. Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa, nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë. Arsimi i mesëm i lartë, që përfshin gjimnazin, përbëhet nga tri vite studimi.
Risitë
- Gjuha e huaj
- Provim i detyruar
në 9-vjeçare dhe Maturë
- Arsimi fillor bëhet 6 nga 5 vjet
- Nuk do ketë mbetës nga klasa 1-3
- Nxënësit e shkëlqyer marrin medalje
- Arsimi i detyrueshëm deri 16 vjeç
- Mësuesit me master
Mësuesit
Nuk do të pranohen më mësues pa “Master” në arsimin parauniversitar. Përjashtim bëjnë vetëm ata që japin mësim në ciklin parashkollor. Përzgjedhja e arsimtarëve mbi bazën e bindjeve politike, miqësive apo edhe ndonjë sasie parash nën dorë do të jetë shkelje e pastër e ligjit. Vendin e punës do ta fitojnë me konkurs. Ndaj drejtuesve të shkollave do të ndërmerren masa penalizuese.
Arsimi privat
Një tjetër risi e projektligjit është mbështetja financiare e shkollave private që dëshmojnë cilësi të lartë në arritjet e nxënësve. Kriteret për këtë mbështetje financiare, sipas MASH janë objektive, sepse bazohen ndër të tjera në renditjen e shkollave në provimet e arsimit bazë ose Maturës Shtetërore. Fondi që do të jepet do të përdoret për nxënësit e shkëlqyer.
ZIRINA LLAMBRO
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi