Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ne jemi ketu ne Toke per te .... Empty Ne jemi ketu ne Toke per te ....

Wed 28 Mar 2012 - 21:34
Message reputation : 100% (1 vote)
Eshte mengjes heret. Teksa nxiton per te shkuar ne shkolle/pune, te bene pershtypje zhurma e perditshme tipike e mengjesit.
Njerez qe nxitojne per te shkuar ne pune. Te rinj dhe te reja, qe disi te pergjumur, nxitojne per ne shkolle.
Dikush eshte zgjuar heret, ndoshta per te pire kafene ne barin e tij te preferuar. Nena te reja qe nxitojne per te shoqeruar femijet ne kopesht. Ne freskine e mengjesit te duken te gjithe te veshur, te krehur dhe te mbajtur, te gjithe te japin pershtypjen se per ta koha eshte flori.
Shpesh me ndodh te pyes veten, kush jam une, dhe perse jam une pikerisht ajo qe ka pasur fatin te jete ne kete jete?. Pyetja shtrohet e njejte edhe per te tjeret.Te gjithe ne qeniet njerezore, perse jetojme, cila eshte gjeja me e bukur qe presim te ndodh, kush jane endrrat tona ne sirtar?

A mendojme te gjithe ne te njejten menyre.
A e jetojme te gjithe jeten me te njejten ndjenje. Besoj se te gjithe kane objektiva ne jete, kush me shume e kush me pak dhe presin qe koha ti shoqeroje deri ne momentin e realizimit te tyre. .
Ditet ikin shpejt dhe deshirat tona shtohen. Bashke me deshirat edhe ne rritemi.



Mengjeset, pasditet dhe mbremjet per kedo jane te mbushura plot. Tashme e kuptoj se te jetosh eshte privilegj, por e di se te jetosh mire duhet shume pune, vullnet dhe kurajo. Ne ditet tona, jeta eshte bere pak e veshtire. Mundesite per te jetuar, punuar, studjuar jane te shumta por edhe veshtiresite jane po aq.
Por kjo nuk do te thote se jeta nuk eshte e bukur. Do te mjaftonte pak dashuri per gjerat me te thjeshta te natyres dhe cdo gje do te duket me e thjeshte.

Une ndihem me fat qe jam ne kete jete dhe mendoj se motivi i te ekzistences time, jane deshirat e mia te aferta dhe te largeta, eshte familja ime, jane gjerat me te thjeshta dhe me te bukura te jetes time, ato qe me bejne ta perjetoj me mire dhe me qete, privilegjin e te qenurit ne jete.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi