Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 sjellje për nje jete të lumtur ne çift Empty 10 sjellje për nje jete të lumtur ne çift

Thu 29 Mar 2012 - 3:33
Te zihesh pak dhe keq, t’i kushtosh pak kohe partnerit, te mos e pelqesh veten, te mos besosh tek ai dhe ca zakone te keqija. Bej keto dhe thuaji pasionit lamtumire. Ose shmangi dhe shijo nje jete te lumtur ne çift.1) Te mos zihesh: ne pergjithesi, mendohet se çiftet qe nuk debatojne kurre jane ata qe shijojne nje raport perfekt. Por thuajse gjithmone eshte e vertete e kunderta. Te mos zihesh sjell nje largim temundshem nga partneri, sepse krijon thyerje e frustrim dhe kjo duket me se shumti edhe ne marredheniet seksuale. Ne kete rast, ekspertet keshillojne qe te kuptosh se çfare deshiron vertet nga historia qe je duke perjetuar dhe te besh nje liste qe gjerave qe te frymezojne me shume.

2) Te mos dish te zihesh: te diskutosh ne menyren e gabuar, ndoshta duke e ofenduar tjetrin, mund te kete efekte shkaterruese. Sipas nje studimi te Universitetit te Bostonit, do te duheshin pese fraza te embla per te kompensuar nje ofendim. Dhe, duke analizuar sjelljen e disa çifteve gjate zenkave, eshte e mundur te dallosh se cilet do te rezistojne dhe cilet do te pelcasin. Kur fyen, kalon ne planin personal, shpjegojne studiuesit, dhe veshtire se nje ofendim i rende mund te harrohet.

3) Mungesa e kohes: jeta e vrullshme na detyron te bejme gjithçka me vrap. Ështe e natyrshme qe pas nje dite te ngarkuar pune, kur ndodheni te dy ne shtepi, mezi prisni te shtriheni. Per te fjetur. Nje sjellje e vertete “passion killer” qe duhet korrigjuar menjehere. Raporti duhet mbajtur me kembe duke i kushtuar kohe marredhenies ne çift, ndaj te pakten nje here ne jave: nje darke romantike, nje shishe vere, fikje e celulareve dhe, mbi te gjitha, ndalohet te flitet per problemet e shtepise.

4) Pabesi mendore: te kesh miq te seksit te kundert eshte mire, por kur konfidenca e kalon masen, rrezikon te ngaterrohesh me kembet e tua. Zakonisht, kjo eshte arsyeja kryesore qe te ve me shume ne siklet dhe, per te dale qe ketu, duhet te fokusohesh vetem tek partneri dhe te mos pranosh kurre se po ndjen terheqje ndaj dikujt tjeter.



5) Mos te te pelqeje vetja (kjo sigurisht qe vlen kryesisht per ne femrat): ok, ke shtuar ca kile me shume. Qe ai te te shohe nudo, as qe behet fjale, te beni seks jo e jo. Askush nuk te kerkon te transformohesh ne nje top model. Sigurisht qe ai nuk do te ndihet i hipnotizuar nga linjat e tua te reja por, pa panik! Nje regjim i rregull ushqimor dhe do te mund te hysh serish ne fundin e ngushte qe vishje vjet. Bli nje pale te brendshme seksi, qe do te theksojne edhe me shume pikat e tua te forta.

6) Te mos u japesh rendesi gjerave; qe, ne fakt, jane vertet te tilla (siç eshte per ate te gjeje kemishet e hekurosura dhe per ty shtepine e rregullt dhe te pastruar). Kjo do te ishte sinonim i mungeses se respektit. Bej nje liste te gjerave qe ti ben per te e ai per ty dhe leri te kuptoje se sa e çmon kete ndihme. Kerko te njejten gje prej tij. Duhet mesuar loja ne skuader: te jesh çift nuk do te thote te besh gjithçka vetem, por te konsultohesh sidomos per çeshtjet e rendesishme.

7) Zakonet acaruese: çorapet mbi dysheme, pasta e dhembeve e hapur, tapeti i bere pis me kepuce, muzika deri ne fund… qe zakonisht behen shkak per nje zenke, qe perfundon si mos me keq. Keshille: bejeni kete bisede kur te jeni te dy te çlodhur, duke i shpjeguar partnerit se sa te acaron kur ben nje sjellje te caktuar. Bej kujdes me perzgjedhjen e fjaleve: me mire “une” se sa “ti”. Pastaj kerkoji partnerit te beje listen e zakoneve te tua nervangritese dhe degjoje ndersa e radhit, pa e nderprere asnje moment.

Mungesa e besimit: kontrollimi i perhershem i telefonit dhe i daljeve me te tjere, qofshin keta edhe miq te ngushte, eshte tregues i nje pasigurie te thelle (shpesh e lidhur me eksperienca negative te meparshme) dhe çon drejt e ne ndarje. E vetmja rruge shpetimi eshte te flisni qarte me njeri-tjetrin dhe t’i beni te qarte se nuk eshte ashtu siç mendon.

9) Stresi: sipas nje studimi, te besh seks para nje takimi te rendesishem pune ndihmon ne uljen e tensionit. Por ndoshta e ke te pamundur te mos mendosh per gjerat qe te shqetesojne. Atehere ndrysho diete, duke eliminuar ushqimet qe favorizojne stresin dhe prefero ato qe te japin energji.

10) Rutina: kjo po qe eshte vrasesja e pasionit. Ne fillim mezi arrinit te shkepusnit duart nga njeri-tjetri, kurse tani seksi eshte kthyer ne mendimin e fundit. Dhe kjo, sepse synon ta konsiderosh si nje rutine. Mos mendoni per te arritur orgazmen, shpjegojne mjeket, por perqendrohuni ne perkedheljet dhe ne fund, shperthimi dhe kenaqesia eshte e garantuar. Per te krijuar atmosferen e duhur, dergoji partnerit mesazhe te nxehta, eksperimentoni pozicione te reja dhe beni ndonje loje joshese.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

10 sjellje për nje jete të lumtur ne çift Empty Re: 10 sjellje për nje jete të lumtur ne çift

Thu 29 Mar 2012 - 8:12
duhet me i shenu te tana kto se na duhen grrrr
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

10 sjellje për nje jete të lumtur ne çift Empty Re: 10 sjellje për nje jete të lumtur ne çift

Thu 29 Mar 2012 - 8:19
a mund behen ketooo amon
Sponsored content

10 sjellje për nje jete të lumtur ne çift Empty Re: 10 sjellje për nje jete të lumtur ne çift

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi