Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Interneti ‘Mjeku’ Në Shtëpi, Për ‘Frikacakët’ Empty Interneti ‘Mjeku’ Në Shtëpi, Për ‘Frikacakët’

Thu 29 Mar 2012 - 3:39
BERLIN- Në ambientet e ndryshme mjekësore tashmë është vendosur termi ‘cyberhondria’ që nënkupton obsesionin e njerëzve për të vërtetuar simptomat e tyre në internet nga frika për ndonjë sëmundje apo nga vdekja.Interneti është i përsosur për hipokondrët, personat që mendojnë se vuajnë nga ndonjë sëmundje, sepse është i pasur me informacion. Gjysma e banorëve të Bashkimit Evropian informohet për shëndetin e vet dhe kërkojnë informata mjekësore përmes internetit.

Mjekët gjermanë vlerësojnë se ekzistojnë rreth 7 % e njerëzve të cilët ankohen për sëmundje që në fakt nuk i kanë dhe të cilët janë të ngarkuar nga frika e vazhdueshme nga simptomat e ndryshme. Këtyre njerëzve u shërbejnë portalet e ndryshme në internet për të marrë sa më shumë informacion për simptomat dhe sëmundjet.



Instituti gjerman për mjekësi sociale njofton se rreth 70 % e gjermanëve kanë kërkuar ndihmën e mjekut vetëm në gjendje “absolutisht të domosdoshme”, pasi në raste të tjera ata arrijnë të gjejnë informacion vetë për gjendjen e tyre, falë internetit.

Hipokondria është gjendje në të cilën personat janë të bindur ose shumë të frikësuar se vuajnë nga ndonjë sëmundje. Te këta njerëz sëmundja nuk është e pranishme, por ata gjithmonë i shmangen diagnozave mjekësore dhe mundohen që vetë të gjejnë shkaktarët e “sëmundjes” së tyre.

Frika nga sëmundjet shfaqet edhe te meshkujt edhe te femrat në të gjitha moshat, madje edhe te fëmijët. Hipokondria ka shkaktarë të shumtë, ndërsa në kohën moderne, kur njerëzit janë bërë thuajse të varur nga interneti, duke marrë informacione të pafiltruara, ata bëhen gjithnjë e më të pasigurt dhe shqetësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi