Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kryeministri i zgjidhi të gjitha, i ka mbetur vetëm ndotja….! Empty Kryeministri i zgjidhi të gjitha, i ka mbetur vetëm ndotja….!

Thu 29 Mar 2012 - 16:09
Kryeministri Sali Berisha i ka zgjidhur te gjitha hallet e
shqiptareve. I ka mbetur vetem ndotja dhe plkehrat, qe me ligj po na i
sjell nga Napoli, po persy e faqe na thote se vendoret jane shkaktare!!.
Dhe cudite nuk kane te sosur, pasi cdo dite prodhon nga nje teme
butaforike dhe qesharake per shqiptaret, njelloj si “teoria e te
droguarit” qe nuk rri dot pa dozen e tij ditore, se ndryshe se ze vendi e
qetesia…”Duhet të adaptojmë një qëndrim shumë të vendosur dhe serioz
për trajtimin e mbetjeve në vend”,- tha të enjten Kryeministri Sali
Berisha, ndërsa u shpreh edhe për rritjen e taksës së gjelbërimit.
Gjatë një takimi me prefektët dhe kryetarët e qarqeve, Berisha tha
se, edhe pse mbetet një mbështetës i fuqishëm i taksave të ulëta,
qeveritarët vendorë duhet të rishikojnë taksën për mjedisin. “Duhet të
paguajmë pak më shumë për një mjedis të pastër”, tha Berisha.

Ai kërkoi që problemi i plehut në zonat rurale dhe ai i mbetjeve
urbane të konsiderohet me prioritet dhe të praktikohen ndërhyrje
emergjente, duke përcaktuar vendndodhjet ku do të hidhen ato. “Nuk ka
gjë më të shëmtuar sesa hedhja e mbetjeve dhe plehut në rrugën kombëtare
që të sjellë drejt qytetit”, tha ai.

Në këtë drejtim, Berisha kërkoi që qeveritarët vendorë të përcaktojnë
për çdo komunë, zonat e hedhjes së plehrave, ndërkohë që duhet të bëhet
gjithçka për krijimin e impianteve për përpunimin e tyre.

“Ne duhet ti japim zgjidhje së pari, gjetjes së vendndodhjes për
hedhjen e plehut në çdo komunë dhe Bashki. Detyra juaj më kryesore është
gjetja e shtyllave për vendosjen e internetit dhe gjetja e gropave për
vendosjen e plehrave”, tha ai, suke i’u drejtuar prefektëve dhe
kryetarëve të qarqeve.

Kryeministri kërkoi që të shënohet një kthesë rrënjësore në qëndrimin
ndaj mjedisit, duke sjellë në vëmendje se “data 20 prill është shpallur
si dita e Shqipërisë së pastër”.

“Të gjitha projektet që kanë lidhje me mjedisin, projektet për
impiantet e përpunimit të ujërave të zeza dhe landfilldet duhet të kenë
përparësi absolute. Ne duhet të vendosim një kapitull të ri në qëndrimin
ndaj plehrave”, tha Berisha.


AMA-NEWS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi