Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Daçiq: Na ka mbetur vetëm edhe ta njohim Kosovën! Empty Daçiq: Na ka mbetur vetëm edhe ta njohim Kosovën!

Thu 28 Feb 2013 - 22:22
– Kreu shtetëror serb do të takohet nesër në Beograd për të biseduar për vazhdimin e dialogut me Kosovën në Bruksel, e kryeministri serb Daçiq ka deklaruar se nuk e di se në ç’drejtim mund të zhvillohen më tej bisedimet me Prishtinën sepse përfaqësuesit e saj nuk duan të flitet për dhënien e kompetencave ekzekutive bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

"Serbia ka treguar korrektësi, nuk di çfarë mund të propozojmë më, pos që të pranojmë pavarësinë e Kosovës e të themi “asgjë jona nuk po merret pra sysh, bëni ç’të doni”! Por, çfarë do të ndodhë me popullin tonë?", është pyetur Daçiq, njofton B92.

Ai ka përsëritur se të hënën do të shkojë në Bruksel për të vazhduar dialogun por nuk e di se për çfarë fare do të bisedojnë ai dhe kryeministri i Kosovës.

"Mos më pyetni çfarë do të bëj atje (në Bruksel). E kam shumë të vështirë dhe nuk e di", ka thënë Daçiq.

"Ne po pajtohemi vetëm për një gjë, për atë se problemi i paralelizmit të institucioneve mund të zgjidhet me formimin e bashkësisë së komunave. Por, megjithatë, ata nuk dëshirojnë të flasin për kompetencat ekzekutive për këtë bashkësi, pasi për ata kjo temë është krejtësisht e papranueshme, ashtu siç janë të papranueshme për ne disa tema të tjera", ka thënë ai.

"Nëse dikush mendon se për shkak të datës do të lëshojmë pe dhe do të pranojmë diçka që nuk është në interesin tonë shtetëror e kombëtar – ai ka qasje të gabuar”, ka thënë Daçiq.


Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Daçiq: Na ka mbetur vetëm edhe ta njohim Kosovën! Empty Re: Daçiq: Na ka mbetur vetëm edhe ta njohim Kosovën!

Fri 1 Mar 2013 - 0:01
bile shume eshte vonuar heret ose vone do ta njohin edhe kosoven
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi