Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ka mbetur vetëm… Ulkonja! Empty Ka mbetur vetëm… Ulkonja!

Tue 22 May 2012 - 22:09
Mark BrungaJemi në 7 nëntorin e largët të vitit 1947. Rreth 2 vjet e pak muaj pas Çlirimit inagurohet ajo që u quajt vepra e parë madhore e vendit të sapodalë nga lufta. Bëhet fjalë për hekurudhën Durrës – Peqin, e gjatë 44 km. Stacioni i parë hekurudhor i vendit ka qenë aty ku sot ndodhet Drejtoria e Hekurudhave.Lokomotiva e parë, prodhim i 1911-s (!)Lokomotivat e para erdhën nga Jugosllavia. Ishin të vjetra dhe të përdorura. U përkisninprodhimeve Austriake , Gjermane, Hungareze dhe Italiane. Në fillim kanë ardhur rreth 9 copë avullore të tilla. Avullorja e parë ka qënë me numër 056 dhe ishte prodhim i vitit 1911. Vagonët e këtyre avulloreve kishin kapacitete të vogla 8 deri në 10 tonë. Ka pasur prej tyre që ishin prodhuar edhe para viteve 1900 (!). Sot në qendrën e hekurudhës ka mbetur vetëm njëra prej këtyre të nëntave. Të tjerat kanë përfunduar për skrap.



Tre të fundmit e ish-manovratorëve

Nëse avullore ka mbetur vetëm një, ish-manovratorë kanë mbetur vetëm 3, mes të cilëve është edhe mashinisti Ali Povata. Aliu sot është 81-vjeçar. Nuk e fsheh dot nostalgjinë:

“Me këto mjete kam rritur fëmijët dhe kam ndërtuar shtëpinë në Shkozet”.

Edhe Aliu rrëfen për “Jetë” se si lokomotivat e para që erdhën nga Jugosllavia ishin të vjetra dhe mjaft të vështira në përdorim. “Duhej që andej nga futej lënda djegëse (qymyri), andej duhej nxjerrë edhe hiri. “Pas 3 a 4 viteve erdhën lokomotivat polake të cilat ishin shumë të mira, e më pas ato çeke, – kujton Aliu.



Të shkarkoje një përbindësh hekuri

I dyti i “treshes” së mbetur, Kudret Picorri, punonjës prej 37 viteve në hekurudhë, thotë se këto mjete kanë qenë investimi i parë serioz në ekonominë e shtetit të ri të asaj periudhe. “Lokomotivat janë transportuar me det dhe ka pasur shumë vështirësi për t’i shkarkuar sepse ishin shumë të rënda. Ata janë shkarkuar në port direkt në rrjetin e shinave që ishte parapërgatitur për to dhe kanë hyrë në stacion për t’u nisur më pas drejt Peqinit, Tiranës dhe gjithandej, – kujton ai.

Në periudhën e verës me këto lokomotiva tërhiqeshin me dhjetra vagonë me banorë të Tiranës që vinin në plazhin e Durrësit.





“Mos na e çoni Ulkonjën për skrap, simbolizon një epokë”

Punonjësit veteranë kanë kërkuar që kjo lokomotivë simbol të mos shkrihet por të restaurohet dhe të vendoset në një vend të dukshëm si simbol për qytetin bregdetar, madje kanë propozuar edhe vendin konkret: tek mbikalimi i Urës së Dajlanit.

“Pas 9 të parave, mes të cilave Ulkonja, erdhën 6 copë të prodhimit polak të cilat ishin të reja, – tregon Shefqet Muca, një nga tre makinistët e mbetur prej asaj periudhe. Disa vite më pas edhe “polaket” u zëvendësuan me mjete më moderne me motorrë diesel CKN çeke.

Z.Muça thotë për “JETË” se këto lokomotiva kanë qenë dhe mbeten pjesë e memories metalike të hekurudhës dhe simbol krenarie, pasi në shtrimin e shinave kanë kontribuar breza të tërë me punë vullnetare.

Ai e shikon me keqardhje gërmadhën e vetme metalike të mbetur. Dikur shfrynte avull me një fuqi përbindëshi dhe mes tyre e quanin “Ulkonja”. Shefqeti mundohet të drejtojë gjësendi të ndonjë mekanizmi të saj tërë ndryshk.

Ai kujton se ka pasur raste kur u mungonte qymyri dhe janë ndaluar në rrugë së bashku, mashinistë, ndihmësmashinistë dhe fokistë dhe kanë prerë pemë në afërsi të ndalesës dhe më pas mjeti është nisur për rrugë duke përfunduar në destinacion. Tashti që thuajse të gjitha kanë shkuar për skrap, thotë Muca, i kemi kërkuar drejtorit, Zamir Ramadani, që ta ruajë “Ulkonjën” dhe ta lëmë si muze. Vetëm kjo dëshmi ka mbetur nga ajo epokë.

“Ne dëshironim që ta linim në Stacionin Hekurudhor, por nëse atje mund të ketë ndonjë investim do të ishte më mirë që të vendosej tek Ura e Dajlanit, – thotë ai për “Ulkonjën” e shinave të para shqiptare, e cila sot duket një copë e madhe ndryshku, por është një prej krenarive të qytetit bregdetar të Durrësit.





Ish-ministri i Hekurudhave që erdhi nga trasetë

Nëse do të shkruaje një historik të këtyre lokomotivave pa përmendur njerëzit që i vunë në punë do të ishte mundim i shkuar dëm.

Ish- Ministri i Komunikacionit, Luan Babameto e ka nisur karrierën e vet nga vullnetar i thjeshtë në vitin 1947 në shtrimin e trasesë me tokmak në hekurudhën e parë Durrës – Peqin.

Kur e dëgjon duke rrëfyer përpjekjet e bëra për vënë në punë këto lokomotiva, kupton se si mund të arrijë me punë e pasion njeriu të ngrejë një sistem të tërë nga hiçi, nga niveli zero.

Ai i përshkruan lokomotivat e para që i përkisnin një teknologjie mjaft të vjetëruar kështu: “Ndoshta duhej të kishin dalë nga varrezat e lokomotivave të Jugosllavisë”. Qymyri i dobët, mungesa e frenave automatike, e pastaj mungesa e sinjalistikës hekurudhore (përdoreshin deri bishtukë të thjeshtë ndriçimi me vajguri në sinjalet e ndërruesve të shinave) nuk i bënë dot këta njerëz të zmbprapseshin.





Të parët e rrugës së hekurt

Specialistët e parë të hekurudhës ishin me shkolla fillore ose 2 -3 klasë të mesme dhe u përgatitën në kurse të veçanta, disa edhe në Jugosllavi. Lista e sjellë për mashinistët e parë dhe mekanikët ka emra si Avni Leka, Leonidha Heba, Kristaq Llazo,Vani Leka, Eqerem Lika, Sotir Kushi, Dilaver Dano, Feta Gorrica, Petraq Pupi, Kostandin Gjika, Hysen Vjollca, Faik Kashari, Bardhyl Baci, Sotir Gjeqi, Pandeli Marto etj, etj të cilët sipas ish-ministrit Babameto përbënin bërthamën e parë të specialistëve në Hekurudhë. Mashinistë të tjerë u trajnuan nga ish-shoferë me përvojë ose të tjerë në kurse të hapura në ndërmarrje si Met Reci, Rrem Gjata, Murat Sokoli, etj, etj.Ka mbetur vetëm… Ulkonja! Foto-durresi-300x217FOTO NË ANKAND

Kjo është një foto e stacionit të trenit në qytetin e Durrësit në vitet e para të hekurudhës shqiptare. Kartolina vjen nga SHBA dhe ka dalë në shitje si pamje e rrallë. Ndryshe nga çmimet e fotove me objekte të tilla që variojnë nga 10 deri ne 20 $, çmimi fillestar në ankandet on-line i kësaj fotoje është 60 $. Shoqërohet me shënimin: “Kjo është një kartolinë e qytetit të Durrësit e stampuar në bardhë e zi. Tregon një pamje shumë të bukur të stacionit hekurudhor me një tren përballë. Kartolina është botuar nga “Albturist” në vitet ’50. Është rreth 55 vjet e vjetër”. Ajo është në kushte të mira, e mirëmbajtur nga personat, të cilët e kanë pasur në ruajtje.





Dikur dhe Sot…

Rrjeti hekurudhor i Shqipërisënisnga Porti i Durrësit dhe shkon në tre drejtime: veri drejt kufirit shqiptaro – malazez në Han të Hotit, në jug drejt Ballshit dhe Portit të Vlorës dhe në lindje drejt Pogradecit, pranë kufirit me Maqedoninë. Hekurudha mbulon zonat më të populluara industriale dhe të banimit.

Hekurudhat Shqiptare u ndërtuan gjatë periudhës së ekonomisë me planifikim të centralizuar. Pronësia e autoveturave asokohe ishte e ndaluar dhe në rrugët që kalonin paralel me hekurudhën, ishin të ndaluara trafiku i autobuzëve dhe lëvizjet e mallrave në një gjatësi mbi 11 km.

Ekzistonin një numër industrish prodhuese dhe një industri minerale shumë aktive që furnizonin industritë e Europës Lindore nëpërmjet lidhjes hekurudhore me Malin e Zi, e vetmja lidhje ndërmjet HSH dhe rrjetit hekurudhor Europian, vetëm për transportin e mallrave.

Me ndryshimet politike dhe ekonomike të viteve 1990, kërkesat për transport ndryshuan. Pati një rritje të shpejtë të shërbimeve private të kamioneve dhe autobuzëve dhe sidomos të autoveturave private që e kanë devijuar trafikun nga hekurudha. Shumë miniera dhe fabrika shtetërore janë mbyllur duke e ulur në mënyrë serioze trafikun hekurudhor.

Në këtë klimë të re transporti, hekurudhat shqiptare duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për t’u bërë një ndërmarrje e orientuar nga tregu, për të përballuar sfidat e kohës. Nëse pyet për “prioritetin kryesor” përgjigja zyrtare sot është: realizimi i lidhjes hekurudhore me Maqedoninë, pjesë e Koridorit VIII Trans-Europian.



Viti 1917

Linjat e para hekurudhore në Shqipëri ishin linja minerare dhe ushtarake me skartament të ngushtë, të ndërtuara ndërmjet viteve 1917 dhe 1930 nga austro – hungarezët dhe italianët.



677 km

Ndërtimi i një sistemi hekurudhor me skartament standart filloi në vitin 1947 dhe vazhdoi me shpejtësi për të arritur në përmasat e tij aktuale prej 677 km në vitin 1987.





Disa nga momentet më të rëndësishme të Hekurudhës

Nëntor 1947 – Inagurohet linja e parë hekurudhore nga Durrësi në Peqin.

Qershor 1957 – Futet për herë të parë tërheqja Diezel elektrike

Korrik 1973 – Përfundimi i linjës së parë hekurudhore malore nga Elbasani në Prrenjas, me një pjerrtësi deri në 18 0/00.

Viti 1980 – Hekurudhat shqiptare realizojnë 47% të volumit të përgjithshëm të transportit të mallrave në vend.

Shtator 1986 – Fillon transporti ndërkombëtar hekurudhor i mallrave nëpërmjet linjës Bajzë – Tuz.

Viti 2000 – H.SH u transformua nga një ndërmarrje shtetërore në shoqëri anonime, me 100% kapital shtetëror.

Mars 2005 – Hyrja në fuqi e “Kodit të ri hekurudhor” i lejon operatorët e tjerë të kenë akses në H.SH.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi