Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kinematografi, Jane Fonda në rolin e Nancy Reagan Empty Kinematografi, Jane Fonda në rolin e Nancy Reagan

Fri 30 Mar 2012 - 1:08
Kinematografi, Jane Fonda në rolin e Nancy Reagan 52818UASHINGTON - Aktorja amerikane, Jane Fonda do të interpretojë në kinema bashkëshorten e ish-presidentit amerikan, Ronald Regan, një ikonë e vërtetë e republikanëve, njofton revista "Variety".

Regjisori Lee Daniels ka zgjedhur aktoren tepër të përfshirë politikisht për të interpretuar rolin e Nancy Reagan në një film për një zyrtar, i cili punonte në Shtëpinë e Bardhë për disa presidentë gjatë periudhës 1952 - 1986, njofton këtë javë revista bibël e industrisë së kinemasë.

Aktori amerikan, Forest Whitaker, i cili fitoi një Oskar për portretizimin e tij të diktatorit të Ugandës, Idi Amin Dada në filmin "Mbreti i fundit i Skocisë" në vitin 2007, mund të luajë rolin e zyrtarit dhe mbretëresha e televizionit amerikan, Oprah Winfrey, atë të bashkëshortes së tij, thekson revista "Variety".

Aktori irlandez, Liam Neeson mund të luajë rolin e presidentit Lyndon Johnson, ndërsa John Cusak do të interpretojë atë të presidentit Richard Nixon.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi