Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A E DINI SE… (KURIOZITETE) Empty A E DINI SE… (KURIOZITETE)

Fri 30 Mar 2012 - 2:26
A E DINI SE… (KURIOZITETE) KurioiteteProtesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington DC (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesëmarrës, të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.
Arusha e bardhë mund të notojë pandërprerë deri 100 km.
Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim, nga Sri Lanka, prej 22.05.1997 deri më 25.05.1997, duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
Më 09.06.1996, Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhë, me një peshë gjithsej 223.880 kg, në largësi prej 3,2 m.
Më 17.12.1998, kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records, “Primetime”, ngriti me veshë peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
Kanguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë Qendrore, Jugore dhe atë Lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (me gjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.
Kilauea në Hawai (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
Amerikania Janice Deveree (grua!) në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte francezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122-vjeçare.
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7 dhjetor 1946. Deri në moshën 6-vjeçare kishin shtat normal. Në nëntor 1978, Billy peshonte 337 kg, ndërsa vëllai i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në korrik 1979.
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SHBA, ku më 24.01.1848 një pronar i një punëtorie druri dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit në të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.
Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filmit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesje.
Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n. Sipas kinezëve, kivi forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në 12 herë.
Ushtari japonez, Teruo Nakamuro, 30 vjet mbas përfundimit të luftës (u gjet në pyje të pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
Kafepirësit mendojnë më shpejt dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.
Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emërimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin).
Gangsteri, Al Capone më në fund u burgos për shkak të… mospagimit të tatimit?
Sahara është më e madhe se Australia.
Romani “Vuajtjet e të riut Werther” i Goethe-s ishte shkaktar i rreth 30 vetëvrasjeve.
Clemanseau, që njihet si burri më i fortë i Francës dhe Tigri i Luftës, hante 8 vezë në mëngjes dhe 5 vezë në mbrëmje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi