Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Kuriozitete

Mon 21 Jan 2013 - 23:05
Rudolf B.Rodel

Rudolf B.Rodel,nje i ri gjerman,i dhene shume pas elektronikes,ne kundershtim me bashkemoshataret e tij,nuk ka aspak mani te marre me vete radio apo aparate te tjera neper vende te ndryshme,ku sic dihet mund te bezdisesh te tjeret.Perkundrazi,ai ka shpikur nje aparat,i cili ka efekt qe te beje te mos punojne te gjitha aparaturat e tjera,qe ndodhen ne rrezen e tij te veprimit.Ai u denoncua dhe u denua me gjobe nga nje gjykate ne Hamburg ''per prishje te qetesise publike''.

Jakob Rejsdal

I pari piktor qe ka paraqitur pejzazhin ne veprat e tij ka qene mjeshtri Jakob Rejsdal nga Vendet e Uleta.Ai pikturonte drure te rrezuar nga stuhia,pyje,germadha keshtjellash,pamje qytetesh etj.Pejzazhet e tij paraqisnin pamje reale,por edhe fantastike,sidomos keto te fundit perbenin pjesen me te madhe te veprave te tij.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Tue 22 Jan 2013 - 23:41
Disa lloje majmunesh qe rrojne ne Ameriken e Jugut,do ti japin mundesi njeriut t mbrohet nga nje semundje e rende,hepatiti virusal.Ky lloj hepatiti eshte nje semundje e rende e melcise.Eshte ngjitese dhe merret nga uji dhe ushqimi i infektuar.Kjo semundje prek sidomos banoret e zonave mesdhetare.Ne formen akute,hepatiti shkakton ndalimin e plote te funksionimit te melcise.Jane bere perpjekje per ta sheruar hepatitin me antibiotike te zakonshem,po pa sukses.Mendohet qe ne te ardhmen te behen edhe transplantime.Po kerkuesit po perpiqen te krijojne nje vaksine.Per t'ia arritur qellimit,kjo semundje duhet studiuar te kafshet.Tani ka nje shprese per kete problem;ne nje spital te Cikagos,nje grup mjekesh kane mundur t'ia kalojne hepatitin nje numri majmunesh.Pasi te izolohet virusi,ne parim do te jete e mundur te luftohet kjo semundje.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Fri 25 Jan 2013 - 23:31
Helmi i kobres egjyptiane,qe jeton ne trevat shkembore te ketij vendi,mund te shkaterroje strukturen e qelizave kanceroze.Ky eshte perfundimi i studimit te bashkepunetoreve te seksionit te biokimise te Universitetit Aju-Shams.Profesor Favzi Fahim pohon se ne eksperimentet me kafshe,nje doze e nje fraksioni te helmit qe vepron pa shkaktuar vdekjen,i quajtur nga shkencetaret ''Fraksioni 3'',zvogeloi aftesine jetesore te qelizave kanceroze deri ne 60 per qind.Vecanerisht,helmin e kobres e kane provuar mbi kafshet qe vuajne nga kanceri i barkut.''Fraksioni 3'' eshte treguar agresiv ndaj qelizave kanceroze.
Ne eksperimentet e metejshme jane perdorur doza te ndryshme te ketij fraksioni.Studimet konfirmojne se helmi i kobres deformon qelzat kanceroze,afteson shfaqjen e te carave ne paretet etyre dhe shperberjen e citoplazmes.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Fri 25 Jan 2013 - 23:56
Disa kometa dhe asteroide kane orbita hiperbolike,ata i afrohen Diellit,kalojne rreth tij dhe largohen perseri per te mos u kthyer me.Te gjithe te tjeret kane orbita eliptike.Orbitat parabolike praktikisht nuk ekzistojne,pasi edhe trazira me e vogel i shnderron ato ne orbita hiperbolike,ose ne orbita eliptike.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Sat 26 Jan 2013 - 0:12
Orioni eshte nje nga yllesite me te bukura te qiellit,qe dallohet me shume lehtesi.Kjo yllesi ka formen e nje katerkendeshi pothuaj te rregullt,me diagonalen e vet te perbere nga yjet Betelgjeza (i kuq) dhe Rigel ( shume i bardhe),dhe me treshen mbreterore ne qender.Ne kete treshe yjesh gjendet mjegullnaja e famshme e Orionit.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Sat 26 Jan 2013 - 0:13
Nje kapucar hollandez,duke dashur te regjistrohej ne librin Gines,pergatiti nje kepuce me numer 150.Ajo ishte e gjate 103 centimetra dhe peshonte 18 kilograme.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mon 4 Feb 2013 - 1:22
Fale keshillave te inxhiniereve te shoqerise automobilistike te Ferrarit,Ernesto Kolnago,i njohur si ndertues bicikletash gare,para disa kohesh arriti te realizoje nje biciklete shume te lehte dhe shume rezistente.Ekzemplari i prodhuar prej tij kushtonte rreth 5000 euro.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mon 4 Feb 2013 - 1:36
Keshillohet qe ata,qe vuajne nga ulcera i dhe nga semundjet e veshkave ta perdorin bizelen me mase,pasi ajo tretet me veshtiresi dhe permban kripera te kalciumit.Lengu i bizeles se zier mund te perdoret si ushqim shume i mire nga ata qe vuajne nga semundjet e stomakut.Ai,duke i shtuar vaj dhe limon ndihmon ne tretjen dhe pasuron ushqimin me vitamina C.Ky leng jo vetem qe ka veti dezinfektuese,por edhe forcon organizmin.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Wed 20 Feb 2013 - 0:21
Drejtori i nje klinike universitare,Prof.Dr.Kipling dhe bashkepunetoret e tij munden te perpunojne metoda te reja te studimit te mushkerive.Ne nje aparat te posacem i semuri thith oksigjen me gaz te cmueshem ksenor,me te cilin perzien atome ksenoni radioaktiv.Me anen e aparatit mates mund te preken pjese te mushkerive,ndersa intesitetin e rrezatimit e shenojne ne nje shirit.Sipas rritjes ose zvogelimit te rrezatimit mund te caktohen vendet e semura ne mushkeri.Ne kete menyre mund te zbulohet kanceri dhe turbekulozi i mushkerive me shpejte dhe ne menyre me te percaktuar,se me anen e filmave te rontgenit.
Kjo metode te jep mundesine qe ne baze te nje studimi paraprak te besh nje diagnoze te shpejte.Ne kete menyre mjeket mund te njohin semundjet qysh ne fazen fillestare,kur vete i semuri nuk dyshon per asgje.
Megjithate metoda ne fjale kerkon je studim me te hollesishem per te percaktuar dozen e sakte te ksenonit radioaktiv.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Wed 20 Feb 2013 - 0:32
Ne qofte se nxirren te gjitha kriperat e tretura ne det,me to mund te mbulohej e gjithe siperfaqja e steres me nje shtrese prej 200 metrash trashesi.Ne oqean jane zbuluar 44 elemente,po,sic duket,ne ujin e detit jane te tretura te gjitha elementet qe permban tabela e Mendelejevit.Sasia e tyre llogaritet ne shifra astronomike.
Ne nivelin e sotem te zhvillimit te forcave prodhuese paraqitet rentabel nxjerrja e klorurit te natriumit (kripes),te magneziumit,te bromit,te kriperave te kaliumit dhe te disa lendeve te tjera.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Sat 23 Feb 2013 - 1:10
Gjate viteve 1950-1951,ne faqet e gazetave u botuan artikuj ku flitej per zbulimin e elementit 99.Autoret e ketyre artikujve i kishin gjetur edhe emrin;''atenium'',me simbolin An,per nder te Athines,ku idete filozofike mbi atomin ishin shprehur qe njezet e ca shekuj me pare.U pershkrua edhe menyra e pregatitjes se tij;me anen e bombardimit te neptunit ose plutoniumit me berthama karboni.Por asgje nga keto nuk u vertetua me vone.
Ne nje artikull tjeter te botuar ne vitin 1954 shkruhej se eshte perftuar ne menyre artificiale elementi 99,duke bombarduar uraniumin me jone te azotit e te oksigjenit.
Se si qendronte e verteta u mor vesh ne vitin 1955.Ne produktet e nje plasjeje termoberthamore ne vitin 1952 u zbuluan izotopet e plutoniumit me mase atomike 244 dhe 246,te panjohura deri atehere.Ne dhjetor te po atij viti,ne ato produkte u arrit te zbulohej izotopi me mase atomike 253 i elementit 99.Ne gusht te vitit 1955,elementit te ri i vune emrin aishtajnium,per nder te Albert Ainshtajnit,krijuesit te teorise se relativitetit.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mon 4 Mar 2013 - 23:30
Eshte vertetuar eksperimentalisht se vetedija jone punon edhe ne kohen e nje gjumi te thelle.Keshtu,nenat,vazhdojne te flene edhe ne qofte se fluturon mbi to nje aeroplan reaktiv,po ato zgjohen menjehere posa fillon tu qaje foshnja.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Tue 5 Mar 2013 - 1:12
Gjuha e kameleonit eshte hume e gjate dhe i ngjan nje suste te mbledhur.Kur shikon ndonje insekt,tere aparati vihet ne veprim,kameleoni e ve ne shenje prene,gjuha e tij shkon prapa,dhe disa muskuj te posacem e leshojn e me nje saktesi te madhe te insekti.Ky proces kryhet me nje shpejtesi rrufeje (nje te tridhjeten e sekondes).Pasi e godet ne kete menyre insektin,kameleoni e njom me nje leng ngjites.
Sponsored content

Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi