Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ariani nga Gostivari - 17 vjeç, kandidat për deputet në Zvicër Empty Ariani nga Gostivari - 17 vjeç, kandidat për deputet në Zvicër

Fri 30 Mar 2012 - 18:47
Arian Bilali është sipas të gjitha gjasave, kandidati më i ri i zgjedhjeve për Parlamentin e Kantonit Thurgau. Ai mbush 18 vjet në muajin maj ndërsa zgjedhjet ku ai kandidon mbahen më 15 prill ! Është kandidat i JUSO-s, (socialistët e rinj, në kuadrin e SP-PS). Ariani, prindërit e të cilit vijnë nga Gostivari, vetë është i lindur në Münstelingen. Aktualisht është duke ndjekur një shkollim suplementar në Kreuzlingen dhe paralelisht po e bën edhe praktikën si kujdestar në Besmerhus po në Kreuzlingen. Edhe pse ende shumë i ri, ai interesohet për politikë prej kohësh. Përgjigjet e tij të bëjnë të kuptosh se nuk është rastësisht në listën e kandidatëve për parlament!
Ndër preokupimet e që ka si politikan i ri, ai dallon të drejtën e të huajve që të votojnë dhe të jenë të votuar. Ariani jo vetëm që mendon të merret në të ardhmen profesionalisht me politikë, por ai konsideron se edhe kjo që po bën tash është politikë profesionale.

albinfo.ch: Jeni kaq i ri dhe po kandidoni për Parlamentin e Kantonit. Kur keni filluar të preokupoheni me politikë dhe kur keni filluar angazhimin praktik në këtë fushë?
Arian Bilali: Hera e parë kur unë kam shprehur interesim për politikë ka qenë kur kam pasur 9 ose 10 vjet. Ndërsa për herë të parë kam nisur të merrem në mënyrë aktive me politikë para 2 vitesh, gjegjësisht si 16 vjeçar.
Jam në Juso. Aktualisht jam angazhuar në grupin e punës që merret me çështjen e të huajve. Ne bëjmë hulumtime lidhur me gjendjen aktuale të të huajve dhe azilkërkuesve në kantonin e Thurgaut si dhe bëjmë edhe aksione konkrete. Natyrisht, edhe jashtë partisë jam politikisht aktiv, si për shembull në lëvizjen “occupy”. Tash së fundi jam bërë edhe anëtar i të rinjve të sindikatës Unia, për tu angazhuar më shumë për të rinjtë e Zvicrës lindore. Në kuadrin e JUSO-s ushtroj funksionin e auditorit.
Aktualisht kjo është lufta e parë zgjedhore ku unë po paraqitem si kandidat. Ndërkaq edhe më parë kam mbështetur kandidatë tjerë në fushatën e tyre zgjedhore. Ndër të tjera, Nina Schläffi, kur ka kandiduar për këshillin komunal.

albinfo.ch: Përse pikërisht SP-PS, gjegjësisht në JUSO. Çka ofron ajo që partitë tjera nuk ofrojnë?
A.Bilali: Ajo angazhohet për të huajt, diçka që, për mendimin tim, partitë tjera e bëjnë fare pak. Ne jemi pjesë e popullit të Zvicrës dhe do të duhej të kishin të drejtat e njëjta sikur të gjithë ata që jetojnë në Zvicër, madje edhe pa pasur statusin e shtetasit të Zvicrës.
JUSO, fjala vjen, angazhohet shumë më tepër për nxënësit që mësojnë zanat, se sa partitë tjera. Dhe, ajo që unë e konsideroj të mirë te JUSO është se ajo nuk blihet nga dhuratat partiake që bëjnë firmat e ndryshme.

albinfo.ch: Jeni të interesuar që në të ardhmen të merreni profesionalisht me politikë?
A.Bilali: Në të ardhmen unë do të merrem edhe më intensivisht me politikë. Por edhe tash unë jam duke bërë politikë profesionale. Politikë d.m.th. të ballafaqohesh me shoqërinë, dhe unë po merrem me problemet shoqërore, për t`i zgjidhur ato. Ne si JUSO Thurgau, e kemi dorëzuar edhe një peticion për të drejtën e votës për të huajt. Lidhur me atë nëse në një të ardhme do të inkuadrohem në Partinë Socialdemokrate – që do të ishte më afër mendsh – ose do të jem aktiv përmes ndonjë organizate tjetër, ende nuk kam vendosur.

albinfo.ch: Si duken shanset për të fituar një vend në Parlamentin e Kantonit. A jeni optimist?
A.Bilali: Unë mendoj se ne si JUSO, do ta fitojmë një vend. Është vështirë t`i vlerësoj unë vetë shanset e mua.

albinfo.ch: A pritni mbase mbështetje nga komuniteti shqiptar i kantonit dhe i qytetit ku kandidoni?
A.Bilali: Deri më tash nuk kam marrë mbështetje konkrete nga ndonjë shoqatë shqiptare por ka shoqata të të huajve të cilave unë do t`u kërkoj përkrahje.

albinfo.ch: Çka i premtoni komunitetin tonë por edhe votuesve të tjerë në rast se do të fitoni?
A.Bilali: Si këshilltar (deputet) kantonal unë do të angazhohem në mënyrë të shtuar për popullatën e huaj, si bie fjala për të drejtën e votës të të huajve. Unë jam po ashtu për atë që qendrat e azilit t`i kthejmë sërish në kompetencat e kantonit dhe që ato të mos u jepen më firmave private. Do të angazhohem për kurset e subvencionuara ose falas, të gjuhës gjermane për të huajt. Po ashtu procedura e natyralizimit në kantonin Thurgau duhet të bëhet më e thjeshtë.
Natyrisht, unë në Parlamentin e Kantonit do të angazhohem edhe për shumë çështje tjera

albinfo.ch: Cili është slogani, motoja e juaj ose e partisë tuaj për këto zgjedhje?
A.Bilali: Slogani i SP-PS-së është “Ndrysho atë që të pengon”. Unë personalisht nuk kam ndonjë slogan por mendimi im është se secili duhet të ketë të drejtën të shfaqë mendimin e vet. Politika duhet të kujdeset për të gjithë dhe jo vetëm për ata që kanë kapitalin e nevojshëm ose pasaportën “e vërtetë”. Ne (të huajt) jemi pjesë e këtij populli përderisa ne po punojmë dhe jetojmë këtu”.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ariani nga Gostivari - 17 vjeç, kandidat për deputet në Zvicër Empty Re: Ariani nga Gostivari - 17 vjeç, kandidat për deputet në Zvicër

Fri 30 Mar 2012 - 18:51
I lumt Populli jon ka njerez te mencur POR fatkeqsisht na nuk dim ti vlersojm .. dhe po shfritzohen te shtete e tjera..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi