Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fati i një femre që ka kaluar fëmininë në Ballkan Empty Fati i një femre që ka kaluar fëmininë në Ballkan

Sat 31 Mar 2012 - 2:28
Fati i një femre që ka kaluar fëmininë në Ballkan Ardita-Jatru-portret-200x300Para pak kohësh ka dalë nga shtypi në Bukuresht romani i parë i poetes Ardita Jatru, Krahë prej letre (Haemus, 2012). Fati i çuditshëm dhe vazhdimisht i dhimbshëm i një femre që duket ta ketë kaluar fëmininë në Ballkan, por gjithaq edhe në një botë globale, pa kufij të qartë mes kulturash e gjuhësh, ndiqet prej autores me një stil të kthjellët, poetik, përtej patetizmit, teribilizmave dhe çdo orvatjeje për ta shndërruar tragjedinë njerëzore në kredo letrare, ose në mjet a program vetëmediatizimi. Jeta e Marisë (protagonistja) përshkon gati të gjitha hapësirat e shoqërisë së sotme, hapësira të populluara prej qëniesh shpesh pa pikë fuqie, por edhe mëshire, dhe ku jo çdokush mund të shohë, duke ruajtur të pacënuara, të paktën shpirtërisht, dhimbsurinë, aftësinë për të duruar dhe vështrimin prej fëmije.
Mua nuk më njeh askush. Kështu e fillon rrëfimin e vet Maria. Ndoshta më njohin, por unë nuk i mbaj mend ata, sepse janë të parëndësishëm në jetën time. Përndryshe do ti kisha pranë. Jam një yll i largët, ku syri i njeriut nuk sheh kurrë, mes miliarda yjesh në qiellin e natës, porse dikush do të më zbulonte një natë të kthjellët, ose thënë më saktë: do të shuhesha në udhën e tij (…) Të jetosh e të ndjesh dhimbjen, përpëlitjen dhe dhunën e shpirtit si unë, një fëmijë jetim, nuk është trill, por është e vërteta lakuriqe. Pa nënë e pa baba. Babai im e pat braktisur nënën time atëherë kur ishte shtatzënë me mua, në muajin e gjashtë. Bëri një tentative për të dështuar, por ishte me rrezik për jetën e saj, ndaj ku të dalë, le të dalë , tha, do ta gjejë udhën e tij edhe ky fëmijë.
Autorja, Ardita Jatru, u lind më 13 prill 1972 në Tiranë. Qysh në vitin 1990 jeton në Greqi. Është autore e vëllimeve poetike Jetës i falem (2004) dhe Alter Ego (2006), si dhe bashkautore e disa antologjive poetike. Anëtare e Komunës së Fotografëve f14 në Selanik të Greqisë, Ardita Jatru ka marrë pjesë në disa ekspozita të përbashkëta me fotografë të tjerë dhe është paraqitur me ekspozitën e parë personale në Prizren, Kosovë. Krahë prej letre është romani i saj i parë dhe mund të cilësohet si një befasi jo vetëm për prozën shqiptare bashkëkohore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi