Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

3 zgjidhje që kafet dhe cigaret të mos rrënojnë xhepat tuaj Empty 3 zgjidhje që kafet dhe cigaret të mos rrënojnë xhepat tuaj

Sat 31 Mar 2012 - 3:09
Kristi Pinderi / Xhek PreçetajJemi në një kohë krize, ku qoftë politikanët, qoftë specialistë të ekonomisë debatojnë në mënyrë të zjarrtë mbi teori të ndryshme ekonomike. Shqetësimi kryesor ka të bëjë me fuqinë blerëse të konsumatorit, dhe ndoshta dhe me pyetjen 100 milionëshe: a mund të dalim dot me kokën lart nga një krizë në rastet kur konsumatori tkurret, kursen dhe nuk shpenzon…?!Ne të rubrikës Jetë në gazetën Shekulli respektojmë çdo teori të mundshme që synon të nxjerrë nga kriza një vend, por deri atëherë, sugjerojmë disa mënyra praktike, të vogla në dukje, por që mund të përmirësojnë gjendjen e kuletës sonë e të ulin shpenzimet tona të përditshme. Që në fund, mund të jenë këshilla të dobishme dhe të përkthyera në më shumë lekë të kursyera, e për pasojë, në më shumë siguri financiare.

Kurseni gjysëm milioni lekë duke alternuar përdorimin e kafesë
Mund të duket e çuditshme por një prej zërave që në vazhdimësi mund të bëhet një barrë për xhepat tanë, është zëri i kafesë që ne shqiptarët e konsumojmë me tepri nëpër lokale. Nëse një kafe kushton minimalisht 60-70 lekë në një lokal deri në 130 lekë, dhe duke ditur që mesatarisht njerëzit aktivë që janë shumicën e ditës e të pasdites jashtë shtëpisë konsumojnë të paktën 2 apo dhe 3 kafe të tilla, atëherë kostoja ditore për një shërbim të tillë shkon mesatarisht në 250 lekë në ditë, apo në 7500 lekë në muaj (sa dy ndihma sociale për të papunët në muaj), ose 90,000 lekë në vit!
Ne ju këshillojmë të konsumoni një kafe jashtë (pasi ajo është edhe nevojë, edhe dëshirë, edhe detyrim social ndonjëherë), ndërsa kafen e dytë, të tretë apo të katërt mund ta konsumoni në shtëpi. Kostoja e një kafeje në shtëpi do të jetë shumë herë më e vogël. Një pako kafe turke kushton 110 lekë/100 gram. Me të mund të konsumoni të paktën 15-20 filxhanë kafeje duke e çuar koston e një kafeje në afërsisht 7.3 lekë. Kurseni kështu të paktën 150 lekë në ditë ose 4500 në muaj, ose 54,000 në vit. Por nëse dëshiron të konsumosh një kafe ekspres, atëherë makineria e nevojshme kushton nga 7,000 lekë deri në 15,000 lekë. Kafeja ekspres për 100 gram, kushton minimalisht 150 lekë. Me të mundet të konsumosh afërsisht 10 filxhanë kafeje. Pra kostoja sërish do të ishte më e ulët, konkretisht 15 lekë/filxhan. Pra automatikisht ke kursyer nga 42.7 lekë deri në 35 lekë, për një gotë kafeje.

Cigaret mund të rrënojnë financat tuaja, por ka dhe një mundësi tjetër…
Në rast se jeni një duhanpirës i rregullt edhe nëse konsumoni pak më shumë se një paketë në ditë, gjasat janë që të shkoni shumë shpejt drejt përdorimit të mesatarisht dy paketave. Një paketë kushton rreth 200 lekë, dy të tilla 400 lekë. Le të bëjmë një llogari të thjeshtë: Me këto ritme juve ju duhet që të shpenzoni një pension të plotë vetëm për duhan, pra rreth 12000 lekë në muaj, ose 144,000 lekë në vit.
Valeri, një 23 vjeçar nga Tirana ka menduar seriozisht për këtë dhe ka gjetur një mënyrë shumë interesante për të gjithë ata që nuk e lenë dot duhanin, por sërish duan të kursejnë. Ai ka kërkuar në të gjitha faqet online që shesin cigare elektronike me jetëgjatësi të lartë. Dhe ka gjetur një set të tillë që kushton vetëm 18 dollarë dhe që mund të përdoret për maksimumi 6 muaj. Dy të tilla, pra 3600 lek mund të përdoren gjatë vitit edhe duke mos e lënë fare konsumin e duhanit normal, por duke konsumuar vetëm një paketë. Pra kursehet mesatarisht përmes kësaj forme 70,000 lekë!

Skype, zgjidhje më e mirë edhe se ofertat
Një prej zërave që rëndojnë më shumë buxhetin familjar është edhe telekomunikacioni. Në rast se ju përdorni mesatarisht 3000 lekë në muaj për telefonin tuaj celular, ka një mënyrë më të efektshme se si ju mund të komunikoni pa limit, e në të njëjtën kohë të kurseni të paktën gjysmën e kësaj kostoje. Në rast se keni një smartphone qoftë android, Ëindoës apo iphone ju mund të instaloni në të programin skype dhe sa herë që jeni në ambiente me ëireless mund t-i bëni telefonatat tuaja falas, pikërisht përmes skype. Sidomos brezi i ri i përdorueve tëinternetit dhe të teknologjisë së aplikuar nëpër telefonat celularë ka kohë që e ka zbuluar këtë truk dhe ka kohë që e përdor në mënyrë shumë të efektshme.

Si të kurseni me frutat dhe perimet?
Sigurisht janë pjesa kryesore e tavolinës sonë, por gjithsesi edhe në një kilogram patate apo domate, mund të kursesh. Si është e mundur? Shumë e thjeshtë! Duhet të dini të zgjidhni vendin ku i blini ato. Në Tiranë, tregu i Uzinës Dinamo, sot është më pak i kushtueshëm se pothuajse të gjitha tregjet e tjera. Diferenca shpesh në to shkon në dyfish më lirë. Por a ja vlen të paguash kostot e transportit duke u postuar nga një pjesë e qytetit në tjetrën? Nëse urbani do të kushtonte 60 lekë, është e sigurt që nëse blen shumë fruta-perime, për gjithë javën, atëherë keni kursyer shumë. Unë jetoj në rrugën Myslym Shyri dhe në atë zonë kam vënë re se çmimet janë pothuajse dyfish më të shtrenjta se në vende të tjera, thotë vali, një amvisë që jeton prej 7 vjetësh në Tiranë. Ajo ka zbuluar se po të ecë pak më shumë, në zonën afër shkollës Vasil Shanto perimet dhe frutat mund ti gjejë me gjysmën e çmimit që i gjen në rrugën Myslym Shyri.


Ose makinë ekonomike, ose biçikletë për transport
Debati kryesor kur blen një makinë është konsumi i saj. Në një kohë kur benzina dhe nafta po rreken çdo ditë të kapin çmimin 200 lekë/litër, ky debat merr akoma dhe më shumë vlerë. Nëse dëshiron të kursesh tek kjo pikë atëherë bli një makinë që ka një motorr të vogël. Lamtumirë, motorrave mbi 2.0, që konsumojnë mbi 10 litra naftë apo benzinë për 100 kilometra në qytet apo jashtë saj. Sot bëhet akoma dhe më shumë e nevojshme teknologjia e makinave elektrike dhe hibride të cilat njëra çon konsumin e lëndëve djegëse në 0 dhe tjetra e përgjysmon atë.
Por kur të blejmë një makinë të re? Shumë e thjeshtë, ato quhen ndryshe: ekonomike.
Këtë titull apo përcaktim nuk e kanë për çmimin, por për konsumin e ulët që kanë. Të konsumosh në qytet 5 litra për 100 kilometra është goxha fitim. Gjithashtu makinat me benzinë mund të zgjedhin opsionin gaz. Një opsion i cili përgjysmon kostot e lëvizjes. Praktikisht makina konsumon njësoj, por të paktën gazi kushton minimalisht 75 lekë/litër, ndërsa benzina 185 lekë/litër. Por megjithatë sot makina nuk është mjeti i vetëm i lëvizjes.
Përveç urbanit që mund ti leverdisë kujtdo, biçikleta sot po bëhet mjet tepër i nevojshëm. Kostot në këtë rast janë thuajse 0. Por përdorimi i saj përveçse ju jep mundësinë të kurseni, ju ndihmon edhe të bëni një jetë më të shëndetshme, shton aktivitetin tuaj fizik, ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përfundimisht, ju bën shumë më të shëndetshëm.
Nuk e disponon atë? Provo ta marrësh me qira dhe me këtë rast mund të largosh jo vetëm koston e harxhimit të karburantit, por edhe stresin e parkimit. Brenda pak javëve, do të jenë në Tiranë të paktën 19 stacione të biçikletave Ecovolis të cilat në rast se pajisesh me një kartë anëtarësie, mund ti përdorësh në çdo moment të ditës me vetëm 6000 lekë, sigurisht vetëm për qarkullimin brenda qytetit. Kjo të ndihmon edhe për të kursyer energji dhe kohë në një stres të pallogaritshëm për shkak të kaosit të trafikut në kryeqytet.

INSTAT: Në shkurt, më shtrenjtë se në janar
Statistikat e fundit të INSTAT për indeksin e çmimeve për muajin shkurt tregojnë se ka një rritje prej 1.3 përqind vetëm për muajin shkurt, krahasuar me një muaj më parë, pra me muajin janar. Trendi duket
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi