Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A ndihmojnë cigaret elektronike në lënien e duhanit? Empty A ndihmojnë cigaret elektronike në lënien e duhanit?

Fri 4 Apr 2014 - 23:13
Përdorimi i cigareve elektronike nuk ka treguar efekte në ndryshimin e zakoneve të duhanpirjes për shumë njerëzNjë studim amerikan ka ngritur pyetje të reja lidhur me supozimin se cigaret elektronike i bëjnë njerëzit ta lënë duhanin, duke krijuar debat për mënyrën sesi duhen rregulluar këto produkte. Studimi, që hulumtoi zakonet e 88 duhanpirësve që përdornin cigare elektronike gjeti se përdorimi i tyre nuk ndikonte në lënien e duhanit pas një viti, krahasuar me duhanpirësit e tjerë që nuk i përdornin ato. Duke krahasuar njerëzit që konsumonin rregullisht cigare dhe ata që përdornin cigare elektronike, kërkuesit gjetën se “grupet janë të ngjashëm në terma të motivimit të tyre dhe niveleve të varësisë ndaj duhanit”. Kërkuesit vunë në dukje se vetëm 8% e pjesëmarrësve të përfshirë në anketim thanë se kishin si qëllim lënien e duhanit në muajt e ardhshëm.

Mirëpo ekspertët thonë se numri i vogël i pjesëmarrësve dhe mungesa e të dhënave lidhur faktin nëse ata i përdornin me qëllim cigaret elektronike për t’i ndihmuar në lënien e duhanit, nuk mjaftojnë për të arritur në përfundime të sakta.

Cigaret elektronike u prezantuan fillimisht në Kinë në vitin 2004 dhe që atëherë kanë arritur në përmasat e një industrie 2 miliard dollarëshe. Pajisjet me bateri u krijojnë mundësi duhanpirësve që të thithin avuj nikotine, që nuk përmbajnë katran të dëmshëm dhe monoksid karboni.

Mbrojtësit e tyre argumentojnë se ato mund t’i ndihmojnë përdoruesit që ta lënë duhanin. Ekspertët e shëndetit publik dyshojnë se ato mund të shërbejnë si shteg për fillimin e duhanit, veçanërisht për adoleshentët.

Studiuesit shprehen se nevojiten kërkime me përzgjedhje rastësore të pjesëmarrësve, për të arritur në përfundime më të qarta.

/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi