Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmijët urban më të dhunuarit Empty Fëmijët urban më të dhunuarit

Sat 31 Mar 2012 - 3:15
Edhe pse mungojnë të dhënat zyrtare, një gjë është fakt, që fëmijët urban janë më të rriskuar se bashkëmosharët e tyre në fshatra. Kjo për arsye të varfërisë më të lartë dhe të neglizhencës prindërore.Studimet e fundit nga organizatat e huaja bëjnë të ditur se 63% e fëmijëve shqiptarë lihen pas dore nga prindërit për shkak se këta të fundit punojnë me orë të gjatë ndërsa 19% e të miturve dhunohen fizikisht nga prindërit e tyre.Duke e parë si një fenomen shqetësues, Ministria e Punës ka gati plan veprimin për të drejtat e fëmijëve i cili trajton në mënyrë të veçantë edhe te miturit si viktima të abuzimeve fizike e seksuale.Edhe për fëmijët në situatë rruge të dhënat zyrtare mungojnë ndërkohë që pritet që INSTAT të publlikoj më vonë një raport mbi këtë fenomen. Miranda Pashaj, drejtuese e agjensisë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në ministrinë e Punës thotë se vendorët duhet të identifikojnë të tilla raste për të marrë masat.

Plan veprimi për fëmijët i cili do të shtrihet në të gjithë vendin, do të siguroj edhe shërbimet shëndetësore për të braktisurit ndërkohë që pika të veçantë të këtij plani lidhen edhe me sigurinë e fëmijëve nga interneti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi