Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqipja’ në autobusët urban, vetëm me pagesë Empty Shqipja’ në autobusët urban, vetëm me pagesë

Sat 5 Jan 2013 - 16:21
Shqipja’ në autobusët urban, vetëm me pagesë F1_04-shqipjaur1357331189


Arsyetimet e drejtorit të NTP-së së Shkupit se shkaktar për mospërdorimin e gjuhës shqipe në autobusët urban është softueri, bien në ujë. Gjuha shqipe mund të përdoret në autobusët e ndërmarrjes, por vetëm nëse paguani me para. Fenomenin më së miri e ilustron edhe festimi i ditëlindjes së një 9-vjeçari shqiptar nga Shkupi, para 6 muajve, në një autobus dykatësh të kësaj ndërmarrje, i cili gjatë kohës për sa ishte edhe i paguar të shëtisë fëmijët nëpër qytet, në tabelat elektronike, gjegjësisht softueri i tij shkruante edhe shqip.

Ndërkohë, gjuha shqipe dje u anashkalua sërish gjatë prezantimit të autobusëve të rinj të Ndërmarrjes së Transportit Publik, madje edhe në sy të kryeministrit Gruevski. Në autobusët e rinj s’ka asnjë shenjë orientuese dhe nuk ekziston gjuha shqipe. Drejtori i NTP-së, Misho Nikollov vazhdon të arsyetohet se faji për mos përdorimin e gjuhës shqipe në autobusët e tij është softueri, dhe jo udhëheqja apo ai personalisht si udhëheqës i kësaj ndërmarrje, raporton Alsat-M.

“Për momentin NTP-Shkupi po shqyrton mundësitë, na nevojiten ndryshime të softuerit, nuk mund të precizojë saktë se deri kur do të ndryshojë i njëjti, por së shpejti do të kemi ndryshime në këtë sferë dhe në autobusët tanë informatat do të jenë edhe në gjuhën shqipe, gjithashtu për momentin po punojmë edhe në vendosjen e stacioneve të reja të autobusëve, është firmosur marrëveshje, po punohet në tabelën që do të qëndrojë në çdo stacion autobusi dhe në të do të ketë informata për linjat e autobusit të NTP-së dhe të njëjtat do të shkruhen edhe në shqip, d.m.th do të respektohet ligji”, deklaroi kohë më parë drejtori i NTP-së Shkup.

Për mosrespektim të dispozitave ligjore në fuqi personat zyrtarë mund të dënohen deri në 5 vjet burg, por deri tash asnjë masë e tillë, qoftë masë paraburgimi, qoftë gjobë nuk është shqiptuar nga organet e drejtësisë në Maqedoni.

Në prokurori pohojnë se deri tani askush nuk ka ngritur padi ndaj drejtorit Nikollov. Në rast të konkretizimit të padisë, e cila mund të ngrihet edhe nga qytetari i thjesht, ai do të ndiqet penalisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi