Me orë nuk i punoi zemra: Gjyshja më ktheu në jetë
Wed 21 Apr 2010 - 19:51
Vogëlushi Paul Eicke (3 vjeç) nga Berlini thotë se ka parë
gjyshen e tij të vdekur në parajsë pasi që kishte rënë në liqe dhe tri
orë mbeti klinikisht i vdekur. Djaloshi ishte në pronën e gjyshit të
tij kur ra në liqe dhe qëndroi disa minuta nën ujë duke iu ndalur edhe
zemra.Gjyshi e nxori nga uji, ndërsa babai i tij i bëri
frymëmarrje artificiale dhe masazh në zemër për 10 minuta, derisa nuk
erdhi helikopteri i spitalit. Në spital nuk mundën ta ngjallin edhe
disa orë, në momentin kur të gjithë hoqën dorë zemra e tij filloi të
rrahë.
“Kurrë nuk kam përjetuar një gjë të tillë. Zakonisht fëmijët nuk
mund të qëndrojnë më shumë se një minutë nën ujë. Ky është një rast i
pazakontë”, tha mjeku Lothar Schweigerer, i cili punon në klinikën
“Helios”. Djaloshi rrëfeu më vonë se derisa ishte pa vetëdije, kishte
parë gjyshen Emm,a e cila e kishte kthyer nga parajsa për te prindërit.
“Kishte shumë dritë, ndërsa unë fluturoja. Erdha deri te dera,
ndërsa gjyshja ishte në anën tjetër. Më pyeti se çfarë po bëja aty dhe
më tha se duhet të kthehem te mami e babi dhe se ajo do të më presë në
të njëjtin vend. E dija që jam në parajsë, por gjyshja më tha se duhet
të kthehem në shtëpi dhe atë shumë shpejtë. Parajsa është e bukur, por
më vjen mirë që jam sërish me mamin e babin”, tha Paul për gazetën
gjermane Bild.
Përkundër faktit se zemra nuk i kishte rrahur për një kohë të gjatë, djaloshi nuk ka pësuar kurrfarë dëme shëndetësore.
“Në karrierën time 30 vjeçare skam parë kurrë një gjë të tillë. Kjo na dëshmon se kurrë nuk duhet dorëzuar”, tha Schweigerer.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi