Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Në dritaret e Kur`anit Empty Në dritaret e Kur`anit

Sat 31 Mar 2012 - 10:28
Bota mund të zbulohet dhe njihet nga të interesuarit për të. Gjithçka që gjendet në të, nën të dhe përmbi të, mund të dal në shesh. Syri sheh dhe percepton shumë gjëra. Për dallim prej zemrës e cila përpunon atë që e sheh syri, mendja nuk mund ta kuptoj filozofinë e jetës pa prezencën e brumit të saj.
Nënteksti i fjalëve mund të interpretohet edhe si nga dritaret. Po, rrezatimi nuk është gjithmonë në vijën e reflekseve. Ndonjëherë duhet kërkuar atë. Sidomos njeriu në nevojë. Unë, nuk e besoj, se ti nuk ke nevojë për dritaret e Kur`anit, që të presësh, që nga dritaret e Kur`anit, të vijnë vet rrezet.
Secili e di hallin e tij. Nëse do të trokasësh në dritaret e Kur`anit, për të kërkuar atë që gjendet brenda, apo nuk do të trokasësh, edhe pse i sheh për çdo ditë ato.
Shpirti është kërkues. Zemra lakmitare, e shkëputë atë, nga esenca. Çmimi i shkëputjes është kjo dynja. Por, edhe në të, njeriu ka nevojë për thesaret e Kur`anit. Paramendo, sikur të vendosej për fatin e jetës tënde. Ke jetuar një jetë të mesme. Dëshiron ende t`i shijosh të mirat e kësaj bote. Për një moment, bëhesh nevojtar. E di, se gjithmonë je nevojtar, ndërsa ke harruar se sa të nevojshëm janë njerëzit për të mirat e tepërta që t`i dhuroi dikush tjetër. A e di, se ka njerëz në këtë botë, që nuk dinë se çfarë ti bëjnë parave të tyre. Në anën tjetër, ka njerëz të tillë, që nuk dinë kënaqësi më të madhe sesa ngrënia e disa ëmbëlsirave, të marra nga mbeturinat e qytetit. Në përmbyllje të kapakëve të jetës sate, ti që aq shumë u largove nga dritaret e Kur`anit, tash me dhunë dëshiron t`i thyesh?!
Transmeton Is`hak b. Nasri, e ky nga Abdu-r-Rezaku, këtij Ma`meri, këtij Hammami, këtij Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi Muhammed alejhi selam ka thënë: “Në çdo moment dhe në çdo ditë duhet dhënë sadakë, t`i ndihmosh ndokujt për të hipë në kalë, ose t`i ngarkojë gjërat e tij, edhe ajo është sadakë, edhe fjala e mirë është sadakë, edhe çdo hap që e bën gjerë sa të shkosh në namaz është sadakë, edhe rrugën t`ia tregosh ndokujt është sadakë.”
As nga eliksiri i Pejgamberit alejhi selam nuk deshe të përfitosh? Të duket vetja si Karuni, edhe pse, në fakt, je vetëm se një mynafik-dyfytyrësh më i keq se Karuni. Fasada e besimtarëve të sodit është e dukshme. Të jep selam, të përqafon, buzëqeshet me ty. Përmend fjalët subhanAllah, gjithmonë nëpër biseda. Ka një mjekër gjigante. E rregulluar, e zbukuruar. Të gjitha gjërat e dynjasë i ka provuar. Përdor teknologjinë më të re amerikane, japoneze, kineze e gjermane. Pi pijet e prodhuara në Jerusalem e Nju Jork. Vozit një veturë të prodhuar në Gjermani. Ha, nga lugët spanjolle, në enët franceze. Konkretisht, kur duhet bërë mysliman i aksionit, e jo i reaksionit, për të janë të ndaluara protestat, marrja me politikë, kundërshtimi i sistemeve nëpërmjet sistemeve, kyçja në sisteme politike, juridike e shoqërore, aktiviteti i shoqatave jo qeveritare etj.
Njeriu është elastik. Besimtari nuk është labil. Qëndrimet janë stabile, deri në përfundim të rrahjeve të zemrës. Mund të merremi vesh për shumëçka, por kur është në pyetje feja ime, besimi im, aty i ndajmë rrugët.
Ai që troket në dritaret e Kur`anit, e nuk i thyen, gjen shumëçka.
Ka thënë Allahu xh.sh.:“ Kështu, Ne kemi bërë në çdo qytet që keqbërësit më të mëdhenj të ngrenë kurthe. Mirëpo, kurthet ia ngrenë vetëm vetvetes e nuk e ndiejnë.”( El En`am:123)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi