Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit Empty Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit

Mon 3 Sep 2012 - 22:51
Kleriku mysliman i shpiku vet akuzat për djegien e Kuranit

Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit RimshaMasih_New1_471183

Policia pakistaneze ka dalë në përfundimin se kleriku mysliman, përgjegjës për akuzat e blasfemisë të hedhura mbi një vajzë të krishterë, i fabrikoi vetë provat për ta lidhur 14-vjeçaren me djegien e një libri të Kuranit.

Në këtë mënyrë, kjo ngjarje që rindezi tensionet fetare në vend e tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, merr një kthesë të papritur.

Adoleshentja u ndalua dy javë më parë në afërsi të kryeqytetit Islamabad pasi një turmë njerëzish të zemëruar po përpiqeshin ta ndëshkonin për gjestin ofendues. Sipas ligjit të blasfemisë, kush flet keq për Islamin dhe profetin Muhamed bën krim e mund të përballet me dënimin me vdekje, por aktivistët mendojnë se paqartësia e terminologjisë ka çuar në keqpërdorimin e tij, transmeton TCH.

14-vjeçarja Rimsha Masih u akuzua se kish djegur fletë që përmbanin tekste nga libri i shenjtë. Megjithatë, një dëshmitar okular ka dëshmuar se imami Khalid Chishti i vuri vetë faqet në çantën e vajzës me zhvillim të vonuar mendor. Në fillim të javës, një gjykatë e shtoi me dy javë të tjera qëndrimin e adoleshentes në një burg të sigurisë së lartë.

I ati, i trembur për jetën e së bijës dhe për sigurinë e të gjithë familjes së tij, i kërkoi presidentit pakistanez Asif Ali Zardari, që ta falë. Prindërit e Rimshës po mbrohen nga roje sigurie pas kërcënimeve të marra, ndërsa shumë familje të krishtera të zonës janë larguar të frikësuara.

Ligjet e ashpra të blasfemisë në Pakistan përdoren jo rrallëherë edhe për hakmarrje personale. Vitin e kaluar, dy politikanëve të njohur në vend, u ekzekutuan pasi ngritën zërin kundër legjislacionit.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit Empty Re: Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit

Mon 3 Sep 2012 - 22:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Po ky psikopati do denohet tani,apo ska gje se ne emer te allahut u lejohet te vrasin keta...??? ncncnc eee
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit Empty Re: Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit

Mon 3 Sep 2012 - 23:11
Disa t'a ndyen edhe fene... Zoti na ruajt...
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit Empty Re: Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit

Mon 3 Sep 2012 - 23:36
Nuk e kuptoj cka ka arrit ky idoti me shpifjen kundrejt adoleshentes per djegjen e Kuranit.
Kaq te pashpirte jan disa,sa qe te bejn i gjets te tille te vuaj i person i pafajshem,
ky te koka kone me i semut mendor sse sa kjo vajza qe eshte me te meta mendore!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit Empty Re: Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit

Fri 7 Sep 2012 - 14:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit Rimsha
E mitura e krishterë, e cila ishte arrestuar për blasfemi në Pakistan, është liruar me kusht pasi u mbajt për tre javë në një burg të sigurisë së lartë. Rimsha, 14 vjec, u arrestua më 16 gusht, kur një turmë e zemëruar e akuzoi atë se kishte djegur faqe të Kuranit dhe kërkoi ndëshkimin e saj.
Megjithatë rasti kishte marrë një kthesë tjetër, pas dyshimeve se një imam ka futur fletë të djegura të Kuranit në cantën e vajzës. Ai është arrestuar javën e shkuar dhe dyshohet se e ka bërë këtë veprim për të nisur një fushatë për spastrimin e të krishterëve nga lagjia e tyre.
Ndërkohë pas këtij incidenti, shumë të krishterë kanë nisur të largohen nga lagjia, babai i të miturës ka frikë për jetën e saj./alb-observer.com/
Sponsored content

Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit Empty Re: Kleriku musliman shpiku djegien e Kuranit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi