Miliarderet, revolucion në Rusi dhe Kinë
Sat 31 Mar 2012 - 16:47
Rusia dhe Kina po bëjnë një “revolucion miliarderësh”, numri i të cilëve ka arritur dhe ka kaluar ata amerikanë. Sipas një studimi të “Forbes Insight” dhe “Societe Generale”, Rusia dhe Kina kanë mbi 100 miliarderë secila, një titull ky që deri pak kohë më parë ishte ekskluzivitet i Shteteve të Bashkuara.Për më tepër, 115 miliarderët kinezë dhe 101 miliarderet rusë kanë në anën e tyre edhe moshën e re.
Pasanikët kinezë kanë mesatarisht 50 vjeç, ndërsa ata rusë 49, 10 vjet më të rinj se miliarderët indianë dhe 25 vjet se ata francezë. Ndërsa mosha mesatare e miliarderëve amerikanë është 66 vjeç.“Optimistët vlerësojnë se ngjitja e miliarderëve kinezë dhe rusë dhe mosha e tyre e re janë prova e rritjes së pasurisë në botë. Ndërsa pesimistët nuk janë të bindur për këtë”, thotë studimi.
Projekti në fjalë vërteton gjithashtu se miliarderët rusë janë “self-made men”, që do të thotë se e kanë ngritur pasurinë e tyre vetë, se janë vetë përgjegjës të pasurisë së tyre dhe se nuk e kanë trashëguar atë.
Por kjo hipotezë nuk qëndron shumë, pasi shumica e miliarderëve rusë janë oligarkë që i kanë ngritur perandoritë e tyre përmes transferimit të aseteve shtetërore në duart e privatëve të zgjedhur nga Kremlini.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi