Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Empty 8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët!

Sun 16 Sep 2012 - 13:27
8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Batman-300x187Nëse papritur fiton lotarinë, të lihet ndonjë trashëgimi nga ndonjë kushëri i largët, apo fiton ndonjë lojë e bëhesh miliarder… Pra, nëse të ndodhesh në një nga situatat e mësipërme, po të paraqesim më poshtë 8 sendet që duhet të blesh… që të mos ndodhesh i papërgatitur!


Nr. 1 Personal Killer Whale Submarine

Çmimi: 75.000 euro
8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Rich11
Kjo është një mënyrë e mirë për të shijuar bukuritë në thellësitë e detit. Ngjason me një balenë – vrasëse. Udhëtimin mund ta shijojnë dy veta, ndërsa mrekullitë i shikoni nga ekrani LCD apo nga dritarja.

Nr.2 Magnetic Floating Bed

Çmimi: 1.2 milion euro
8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Rich22
Ky krevat qëndron në ajër. Funksionimi i tij bazohet në fushat magnetike, të cilat e ngrenë 40 centimetra mbi sipërfaqe. Për një pasanik, ky është krevati ideal, që e veçon nga njerëzit e tjerë edhe në gjumë.

Nr. 3 Dinosaur Bone – Infused iPad

Çmimi: 6 milion euro
8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Rich33
Ky produkt nuk është se bën ndonjë gjë shumë të veçantë. Thjesht bëhet fjalë për një super exclusive iPad2, madje Gold History Edition që mban shenjën e Apple. Është krijuar nga flori 24 karatësh dhe 53 gurë të çmuar. Në fakt, në përbërje të tij ka edhe pjesë eshtrash të tiranosavrit Rex 65 milion vjeçar! Pra, një antikë në duart tuaja.

Nr. 4 Pajisje hidro-sanitare superluksoze

Çmimi: 4.800 euro
8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Rich44
Kjo pajisje e vendosur në tualetin e shtëpisë është mjaft “e zgjuar”. Mban emrin Kohler Numi dhe të ngroh këmbët, kur ulesh për të kryer nevojat personale. Luan muzikë relaksuese dhe vetëpastrohet në mënyrë perfekte. Madje ka dhe një ekran…

Nr. 5 Makina më e shpejtë

Çmimi: 1.8 milion euro
8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Rich55
Kjo makinë vrapon si “e çmendur”! Bugatti Veyron Super Sport nuk ka nevojë në fakt, për prezantime. Thjesht jua kujtojmë… që kjo makinë “vrapon” me 431 km/orë.

Nr. 6 Jetpack

Çmimi: 75.000 euro
8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Rich66
Jetpack, e vesh dhe fluturon! Në kuptimin e plotë të fjalës, pasi JetLev Jetpack të ngre deri në 9 metra mbi tokë dhe shpejtësia e fluturimit shkon deri në 40 km/orë. Mund të shijosh fluturimin me të deri në 4 orë. Edhe James Bond do ta kishte zili…

Nr. 7 Barbecue prej floriri 24 karat

Çmimi: 125.000 euro
8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Rich77
Nuk është se bën ndonjë gjë të veçantë, pjek si gjithë barbecue-t e tjera në botë. Por është luksi ai që e dallon nga të tjerat. BeefEater Barbecue është i mbuluar me një shtresë ari. Pra, nëse ke para për të djegur… ky është sendi më i përshtatshëm.

Nr. 8 Batmobile Replica

Çmimi: 145.000 euro
8 gadgets që shijohen vetëm nga miliarderët! Rich88
Ky është versioni origjinal i prototipit Batmobile të vitit 1966. Është e pajisur me Batphone, ekran radar dhe marmita nxjerr flakë. Edhe diçka tjetër, uniforma nuk shitet bashkë me makinën, por mund ta blini me ekstra para.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi