Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Miqësia e studentit me gepardin Empty Miqësia e studentit me gepardin

Sat 31 Mar 2012 - 18:02
Miqësia e studentit me gepardin Djali-gepardi-252x190Miqësia e studentit me gepardin Cheetah-532_1481175a-157x190Miqësia e studentit me gepardin Cheetah2-532_1481177a-247x190Thuhet që miku më i mirë i njeriut është qeni, por jo për Andrey Golosov. Studenti rus i veterinarisë ka krijuar një raport shumë të afërt me kafshën më të shpejtë në botë, gepardin.

24-vjeçari është kujdesur për gepardin me emrin Seva që kur ky i fundit u braktis nga nëna kur ishte ende këlysh. Seva ka jetuar në shtëpinë e të riut rus deri kur u bë 5-muajsh, më pas u dërgua në Kopshtin Zoologjik të Moskës.

Siç shihet në foto, djali me grabitqarin kanë një lidhje të rrallë me njëri-tjetrin. Pamjet janë marrë nga fotografja ruse Lilia Tkachenko, e cila shpjegon lidhjen e Andrey me gepardin.

“Seva lindi natën dhe nuk kishte asnjë veteriner që të kujdesej për të. 2 këlyshët e tjerë ngordhën, ndërsa Seva u braktis nga nëna e tij. Andrey është kujdesur për të dhe vjen e takon shpesh në Kopshtin Zoologjik”, tregon fotografja 38-vjeçare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi