Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 2-vjeçari që hipnotizon gjarperinjte Empty 2-vjeçari që hipnotizon gjarperinjte

Sat 31 Mar 2012 - 18:09
 2-vjeçari që hipnotizon gjarperinjte Snake-532_1481054a-252x190Një fëmijë 2-vjeçar indian ka mësuar se si të hipnotizojë gjarperinjte. India është e njohur për traditën që ka me hipnotizimin e kobrave vdekjeprurëse dhe ky fëmijë duket se e ka filluar shumë shpejt karrierën.

Për shekuj me radhë burrat indianë me anë të melodive bëjnë që gjarpërinjtë të “kërcejnë” përballë tyre. Për shumë kohë ky zanat ishte edhe një mënyrë e mirë për të grumbulluar para, por tashmë kjo “industri” po lufton për mbijetesë për shkak të miratimit të ligjeve për mbrojtjen e kafshëve.

Vogëlushi po mëson nga gjyshi i tij 65-vjeçar edhe pse kjo gjë tashmë është e paligjshme dhe i moshuari rrezikon burgun. Ligji nuk lejon që kafshët e egra të përdoren për qëllime fitimi apo të kthehen në kafshë shtëpiake.

Gjyshi shprehet: “Unë i kam mësuar të gjithë fëmijët e mi që të hipnotizojnë gjarpërinjtë. Këtë gjë do të bëj edhe me nipërit e mbesat. Fitonim shumë para me këtë punë, por edhe pse tani nuk mund ta bëjmë më unë dua që ta vazhdoj trashëgiminë që më kanë lënë të parët e mi.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi