Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Pushime pranë detit… me detyrim nga shteti Empty Pushime pranë detit… me detyrim nga shteti

Sat 31 Mar 2012 - 20:46
 Pushime pranë detit… me detyrim nga shteti Femijadeti-252x190Fëmijët rusë mund të detyrohen me ligj që të shkojnë për pushime në det për një muaj të paktën një herë në tre vjet.

Ky është një prej ligjeve të fundit që po bisedohet në Parlamentin Rus. Plani për të sponsorizuar pushimet e fëmijëve ka si synim përmirësimin e shëndetit të tyre, duke i ekspozuar ndaj diellit, jodit dhe ajrit të pastër.

Skema për fëmijët e moshave 4-15 vjeç do të kushtojë 3,5 miliardë euro në vit. Ata prindër që do të fshehin fëmijët nga përfitimet e këtyre pushimeve do të gjobiten. Udhëtimet do të organizohen nga kompani të specializuara dhe të gjitha shpenzimet do të jenë të paguara.

Propozimi në Parlament është realizuar nga partia në opozitë e Rusisë së Drejtë. Megjithatë, në mënyrë që projektligji të hyjë në fuqi, ai duhet të marrë aprovimin e shumicës së partisë së Putinit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi