Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Dosja H”, mbi romanin e Kadaresë ngjitet në TK nga trupa kosovare Empty “Dosja H”, mbi romanin e Kadaresë ngjitet në TK nga trupa kosovare

Sun 1 Apr 2012 - 4:01
“Dosja H”, mbi romanin e Kadaresë ngjitet në TK nga trupa kosovare Lumnije-SopiTiranë, 18 mars 2012, NOA – Vili Norton dhe Maks, Mery, Roth, mbledhës folklori me prejardhje irlandeze vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zonën e malësisë së Shqipërisë me një mision të posaçëm: të zbulojnë rrënjët e epikës së Homerit në trungun që ende jeton, pikërisht në viset e thella malore të Shqipërisë.

Meqenëse misioni i tyre për realitetin shqiptar duket i çuditshëm, atyre u vihen pas spiunë të ndryshëm groteskë, të cilët pretendojnë të zbulojnë qëllimin e vërtetë të Vilit dhe Mery-t, që sipas tyre, doemos duhet të jetë konspirativ, sikundër është rrëzimi i pushtetit.

Mbi këtë histori të romanit të Ismail Kadare është ndërtuar edhe shfaqja teatrale “Dosja H” , e cila do të inskenohet nga trupa kosovare mbrëmjen e të dielës në orën 19.00, në sallën e Teatrit Kombëtar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

‘Dosja H’ e vënë në skenë nga regjisori kosovar Agim Sopi zhvillohet mbi dy binarë paralelë dramaturgjikë, edhe pse si formë narrative është më e përafërt me llojin e dramaturgjisë fragmentare.

Në këtë histori të ndërtuar gati gati me logjikën e një romani kriminalistik, mes ndjekjes së rrjedhës që çon në vendlindjen mistike të eposit nga njëra anë, dhe survejimit të protagonistëve nga ana tjetër, zhvillohet një realitet grotesk, në një shoqëri që përpiqet të rilindë në mes të qytetërimit të imituar bastard otomano-evropian.

Gjatë zhvillimit të dramës, realiteti i gjetur në epikën e gjallë e të kënduar nis të implikojë realitetin ekzistencial të vet misionarëve.

Vili, befasisht gjendet në pozitën e Paridit.

Një lloj Helene e kohës (fjala është për gruan e Nënprefektit, Dezin), bie në dashuri me Vilin.

Ajo dëshiron të ikë bashkë me të përtej kufijve.

Të vetëdijshëm se me zakonet e vendit, kjo lloj dashurie është e ndaluar dhe e ndëshkueshme, raporti merr fuqinë e ‘mollës së ndaluar’, apo veprimeve të vetëdijshme të rishfaqjes së fiksionit si realitet, rinjohjes së fatit tragjik.

Ndërsa rapsodët kalimtarë shpalosin historitë epike, ngjarje të trishtshme ndodhin përmes një procesioni jetë-vdekje që zhvillohet larg syve të realitetit.

Ky lloj procesioni skenik është pikëlidhja e unazës dramatike të ngjarjeve që zhvillohen në shtëpinë e Prefektit me unazën e botës së mistershme arkaike nga eposi i gjallë që hasen në viset e thella malore.

Nën skenografinë e Afrim Gorës, kostumet e Samka Ferrit, koreografinë e Ahmet Brahimajt dhe muzikë të Trimor Dhomit do të interpretojnë aktorët Arben Kastrati, Lumnije Sopi, Anisa Ismaili, Hazir Myftari, Çun Lajçi, Kushtrim Sheremeti, Ard Ismaili, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Ramadan Malaj, Selman Jusufi, Selman Lokaj, Shkëlzen Vesel, Armend Baloku, Semira Latifi, Nora Gashi, etj...

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi