Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

PROFESOR ARBEN PUTO ''KUNDËR'' KADARESË  Empty PROFESOR ARBEN PUTO ''KUNDËR'' KADARESË

Sun 31 Mar 2013 - 10:27
Peticioni i ''intelektualeve'' i tepërt dhe manifest anti-turk.

Unë e quaj të tepërt reagimin në atë formë, pra me anë të një peticioni. Nuk besoj se ka arritur puna deri në atë pikë sa historia shqiptare të jetë në rrezik se po ndikohet nga turqit. Unë i pashë firmat e gjithë mbështetësve të peticionit dhe mund të them se janë padyshim personalitete në fushat e tyre. Nuk e vë në dyshim shqetësimin që kanë, po nga ana tjetër nuk mendoj se problemi ka përmasa kaq të mëdha.

Historiani me një karrierë të gjatë mbi supe, përmend rastin e Ismail Qemalit dhe të Sami Frashërit për të thënë se ata i shërbyen Perandorisë Osmane për një kohë të gjatë, por nuk e lanë pas dore Shqipërinë. Dhe këtë fakt, që sipas tij, historia jonë e ka thënë gjithnjë, peticioni nuk e ka përmendur, gjë që e bën atë të duket si një manifest antiturk.

Nuk mund të mohojmë apo të mos përmendim faktin që Ismail Qemali në treçerekun e jetës së tij i ka shërbyer Perandorisë Osmane. Ai vetë e ka pranuar këtë në kujtimet e tij, që tashmë janë në gjuhën shqipe. Ismail Qemali pati poste të larta dhe të rëndësishme në këtë perandori, por në fund të jetës së tij ai i shërbeu atdheut në mënyrë dinjitoze. Ishte njeri me vizion.

Elita shqiptare ka qenë në shërbim të Perandorisë Osmane për një kohë të gjatë, por e rëndësishme është se megjithëkëtë, kjo elitë nuk e harroi atdheun. Ata e kanë parë Portën e Lartë si një strehë kundrejt rrezikut të copëtimit të Shqipërisë nga fqinjët. Kjo gjë nuk mund të injorohet, pra fakti që elita jonë i ka shërbyer perandorisë. E them këtë, sepse në peticion nuk përmendet kjo pjesë, gjë që e bën peticionin të duket si manifest antiturk, pra ngjan thjeshtë si një kërkesë politike.
PROFESOR ARBEN PUTO ''KUNDËR'' KADARESË  553181_10152713721680444_457002622_n
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi