- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Profesor Shuka zbulon “Tulipa Kosovarica”
Sat 15 Sep 2012 - 20:59
Shqipërinë dhe Kosovën tashmë i bashkon një gjë e rrallë: tulipani. Një vit më parë, në “Shekulli” botuam një intervistë të profesor Lulëzim Shukës, që na rrëfente për zbulimin e një tulipani të rrallë në zonën e Kukësit. Sot kemi një tjetër zbulim, i cili është bërë në Kosovë. Është hera e dytë që një shqiptar zbulon një lloj bime, e cila rritet vetëm në një shtet të caktuar, në rastin konkret në Kosovë. Për të nuk ka një atdhe të dytë. Kjo bimë endemike është bërë e famshme në të gjithë botën dhe është regjistruar në databazë në radhën e simotrave të saj anembanë globit.
Ne kemi folur me profesorin, i cili prej 6 vjetësh është në kërkim dhe studim të vazhdueshëm të bimësisë e kushteve në të cilat rritet ajo. Është pikërisht ky person që mban patentën e zbulimit të këtyre dy bimëve. Këta tulipanë më shpejt janë bërë të famshëm në botë se sa në Shqipëri. “Eh, kush do t’ia dijë për lulet në këtë vend…!?”, na thotë profesor Shuka, duke shtuar se tashmë, me një pasaportë të vetën, këto bimë gjenden edhe në kopshtin botanik të Kopenhagenit, në Danimarkë.
Në një bisedë për ‘Shekullin”, profesor Shuka na tregon se si e zbuloi këtë tulipan të veçantë. Profesori shprehet: “Më vjen mirë që po flas për herë të dytë me ju dhe pikërisht për të njëjtën gjë, për një zbulim endemik të një bime. Kemi zbuluar një tulipan të ri, të cilin e kemi emërtuar “Tulipa kosovarica” (tulipani kosovar).
Ai gjendet vetëm në zonën e Rahovecit, Mirushe të Kosovës dhe për këtë arsye është endemik i Kosovës. Zbulimi i kësaj bime është publikuar në revistën shkencore “PHYTOTAXA”, në nr. 62 të saj.
Sipas profesorit, “Ashtu si edhe në 2 bimët e tjera të zbuluara me parë (Tulipa albanica dhe Gymnospermium maloi) këto janë lloje të reja për shkencën dhe për nga rëndësia dhe bukuria e tyre kanë kapur kopertinën e revistës, duke u bërë imazhi i revistës për numrat përkatës. Kjo përbën jo vetëm një arritje shkencore në fushën e botanikës për vendin tonë, por edhe një reklamë e mirë për të, në rastin e fundit për shtetin e ri të Kosovës.
Tulipani kosovar është e para bimë që ka emrin e vendit të saj, Kosovës”. Ajo që e ka bërë këtë profesor të gjendet më shumë ditë maleve duke vëzhguar me imtësi për bimët është pasioni për gjithçka që rritet mbi tokë. Ai na ka treguar edhe për më tepër se 20 bimët e tjera të rralla në vendin tonë dhe ato më të bukurat që kemi. Ky është një rrëfim për ato gjërat e vogla që na japin kënaqësi të mëdha.
Si u zbulua lulja e rrallë
“Në fakt bazë e këtij zbulimi është puna e nisur me përshkrimin e llojit të parë, Tulipanit Shqiptar (Tulipa albanica), qysh 3-vjet më parë. Në atë kohë, për të përshkruar ndryshimet që ekzistonin midis T.Albanica dhe Tulipinat të Sharrit (Tulipa scardica) i cili rritet përreth fshatit Radushë në Maqedoni, m’u desh që të njihja nga afër këtë lloj. Për këtë më erdhi në ndihmë një studim i kolegut nga Kosova Elez Krasniqi, i cili më parë kishte publikuar diçka mbi prezencën e tij (T. scardica) në rajonin e Mirushës, Kosovë.
Mirusha është shumë më afër se Radusha, kështu që në maj të vitit 2009, unë vendosa të shkoj në Mirushë bashkë me Elezin dhe 2 kolegë të tjerë (F. Rexhepi dhe F. Millaku), ku unë pashë nga afër këtë lloj tulipani në vendarritjen e tij natyrore, midis fshatrave Llapçevë dhe Mrasor, Komuna e Rahovecit. Analiza në laborator e bimëve të grumbulluara gjatë ekspeditës shtoi dyshimet mbi këtë lloj, që do të thotë se ai ishte i ndryshëm nga tulipani i Sharrit siç ishte njohur deri më tani. Për këtë, unë u ktheva përsëri edhe në pranverën e vitit 2010 dhe 2011 për të grumbulluar më shumë material dhe për një analizë më të hollësishme të kësaj bime, - tregon profesor Shuka.
Analiza e materialit bimor dhe e fakteve rezultoi me përshkrimin e këtij lloji të ri tulipani, të cilin e emërtuan Tulipani Kosovar (Tulipa Kosovarica në latinisht). Duke qenë se ky lloj rritet vetëm brenda territorit të Kosovës ai është një lloj endemik i këtij shteti të ri.
Profesor, ku ndryshon Tulipani Shqiptar i zbuluar 2 vjet më parë nga Tulipani Kosovar?
Tulipani Kosovar ka disa ndryshime thelbësore nga llojet e përafërta me të siç janë tulipani i Sharrit dhe Tulipani Shqiptar, të cilat e klasifikojnë atë si një lloj të ri për shkencën. Ky lloj tulipani ka thekë me ngjyrë të bardhë dhe një fund të kambanës së lules po ashtu të bardhë, në ndryshim nga thekët e verdhë dhe fundin e verdhë të kambanës lulore që gjenden tek Tulipani Shqiptar. Po kështu Tulipani Kosovar ndryshon nga Tulipani Shqiptar edhe nga diferenca prej rreth 6 pikogram të ADN-së së kromozomeve. Megjithëkëtë, të dy tulipanët ai Shqiptar dhe Kosovar rriten në Rrafshin e Dukagjinit.
U bënë 2 lloje tulipanësh të zbuluar nga ana e juaj, kush është vendi më i pasur me tulipanë, ne njohim Holandën si vend i tulipanëve?
Në fakt qendra gjenetike e Tulipanëve mbetet Azia (me Kazakistanin dhe Iranin) dhe pastaj Ballkani me Turqinë dhe viset shqiptare (përshirë Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë).
Pra ju mendoni se Viset Shqiptare shquhen për këto lloje kaq të bukura?
Praktikisht në viset shqiptare rriten në gjendje natyrore rreth 4-lloje Tulipanësh.
Një pyetje që bëhet zakonisht në të tilla rraste, sa keni përfituar financiarisht prej zbulimeve?
Unë mund t’ju them se sa kam humbur financiarisht dhe jo fituar, megjithëse kam konkurruar në fondet që jepen për kërkimin shkencor në vendin tonë, por projekt-propozimet e mia janë rrëzuar, pa më kthyer as përgjigjen e humbjes së aplikimit. Kështu që po të llogaritësh shpenzimet vetjake, pa mohuar ndihmesën e shumë miqve të mi, që shpesh më ndihmojnë në transportin falas, këto zbulime nuk do ta kishin parë dritën e publikimit. Unë kam qenë gjithashtu me fat që bordi editorial dhe botues i revistës Phytotaxa ka zgjedhur për të vendosur në kopertinë në 3-numra të saj (10, 25 dhe 62) fotografitë e llojeve tona...
Historia e emrit Tulipan
Emërtimi Tulipan vjen nga fjala Perse “turban” që përkthehet si Kapele Grash ose çallmë dhe që i përket periudhës së Sulejmanit të madhërishëm. Në këtë kohë tulipanët ishin bërë elementë parësorë të kulturës dhe kopshtarisë së perandorisë Otomane. Mendohet që në Evropë Tulipanët të jenë sjellë si dhuratë prej ushtarëve turq Seljuq në shekullin e 11-të nga njëra anë si dhe prej ambasadorit Busbek (mbretëria Austriake e Hapsburg-ve) i vendosur pranë oborrit të Sulejmanit në vitin 1554. Megjithatë, tulipanët morën një përhapje të madhe si “lule qejfi” vetëm në shekullin e 17-të. Ky shekull ose kjo periudhë quhet edhe si periudha e Tulipo-manisë e përhapur fillimisht në Hollandë dhe pastaj në të gjithë Evropën. Kështu që Hollanda ka vjelë frutet e biznesit të tulipanëve pavarësisht se në këtë vend nuk rritet në gjendje natyrore asnjë lloj tulipani.
Shqipëria ka mbi 3 mijë specie të regjistruara: “Zona e Kukësit, një thesar”
Sa bimë ka Shqipëria?
Shumë, por le të themi vetëm sa janë të regjistruara si bimë. Çdo bimë ka një emër, pra ka skedën e saj. Disa literatura japin 3 250 specie. Por mbi 100 bimë të reja janë zbuluar për florën e Shqipërisë këto 3 vitet e fundit. Janë zbuluar nga hungarezë, çekë dhe kolegu nga Shkodra, Marash Jaka. Një pjesë i kam zbuluar edhe unë.
Ngrihet një staf i veçantë, enkas për zbulim bimësh?
Jo. Kjo është çështje pasioni.
Cilat janë bimët që rriten vetëm në Shqipëri?
Kemi 21 lloje dhe dy nënlloje.
Cila zonë është më e pasur?
Deri tani janë konsideruar Alpet e Shqipërisë. Kurse për mendimin tim, Kukësi është i paarritshëm. Edhe Jugu nuk është keq, bregdeti, Llogoraja. Korça gjithashtu ka diversitet të lartë bimor, por nuk ka studime.
Çfarë ju bën të harxhoni kaq shumë energji me këtë punë?
Unë e kam hobi dhe nuk mund të rri. Punojnë disa ekipe, hungarezët, çekët, maqedonasit...është edhe çështje konkurrence.
Themi shpesh që ne po e shkatërrojmë florën, është e vërtetë kjo gjë?
Po, në fakt ka dëmtime. Por Shqipëria ka një natyrë të pasur, natyra rikrijon, rigjeneron veten.
Sipas jush, cila është lulja më e bukur që rritet në Shqipëri?
Them se është tulipani shqiptar. Për mua është shumë i bukur dhe forma e lules.
Ju vetë keni lule në shtëpi?
Plot.. Kujdesem vetë. Madje më ndodh të grindem shpesh me gruan sepse shtëpia ime është e tejmbushur.
A rriten bimë kuruese në Shqipëri?
Po, janë shumë. Kampionin e mban sherebeli. Vajrat esenciale të sherebelit janë të pazëvendësueshme.
Historia e “Tulipa Albanica” një lule ngjyrë ari e zbuluar rastësisht
Tulipa Albanica, është një ndër llojet e mëdha që i futet shkencës botërore të llojeve bimore. Është i veçantë për ne sepse është shumë i bukur. Po ashtu është i veçantë nga pikëpamja fito-gjeografike.
Profesor, si arritët deri tek ky tulipan i rrallë?
Unë zhvilloj deri në 70-80 ekspedita në vit, shpeshherë vetëm sepse nuk ka financime dhe kur nuk ka financime s’ke se si t’i paguash të tjerët. Pasi kisha gjetur dy lloj në këtë vend (Kukës), i them një studenti që e kisha nxënës me kohë të pjesshme dhe që ishte mësues në një fshat atje. Kur kalonte rrugës e bënte në këmbë një copë rrugë gati një orë e ca. I thashë: “Shih çfarë del dhe më njofto”.
Atje është një vend specifik sepse rriten disa lloj bimësh endemike, e kam ndjekur atë zonë. Ky tulipan është specifik sepse bën pjesë te fondi i endemizmava. Pas kësaj më ndihmoi një banor tjetër i asaj zone, Besnik Hallaçi quhet. Ai kishte një fotografi që ishte e dyshimtë dhe kështu fillova të ndjek biologjinë e kësaj bime. Arrita në konkluzionin që ishte e re për shkencën.
Duhet më pas ta publikosh këtë në revista shkencore.. Etapa e dytë është që të njihet bima, sepse ka abuzime me shkencën, ka hibride që rriten në laborator. Në 2009-n i kërkova ndihmë një specialisteje në Universitetin e Kopenhagenit, e cila është njohëse shumë e mirë e florës së Greqisë dhe merret me të. Fiksuam një takim në Beograd në nëntor të 2009-s, sepse atje mbahej kongresi i pestë i botanistëve. Unë kisha çuar një punim timin, kisha disa lloje bimësh që mendoja se ishin të reja: tulipanin dhe disa lloje të tjera. Për tulipanin u bë pesha e ADN-së kromozomike nga biologia. Në tetor të vitit të kaluar doli artikulli dhe për fat të mirë, tulipani shqiptar zuri kopertinën.
Ku rritet tjetër ky lloj tulipani?
Vetëm në Shqipëri. Në asnjë vend tjetër. Mendohet që origjina e këtyre tulipanëve është mes Siberisë-Kazakistan-Taxhikistan-Mongolisë.
Si ka ardhur deri në Kukës?
Këtu futet evolucioni... Lëvizjet akullnajore ndoshta, por këto janë hamendësime. Ky tulipan është në dy forma: i kuq dhe i verdhë. Dominant është i verdhi.
Mund të mbillet në kushtet e shtëpisë?
Mbillet, por po t’i përshtatet klimës. Në shtëpinë time që e mbolla, jetoi vetëm një vit. Kurse në kopshtin botanik të Kopenhagenit në Danimarkë vazhdon të jetojë.
Është e pasur Shqipëria me bimë të tilla?
Shqipëria është e pasur. Sipas statistikave del se më i pasur është Mali i Zi, që ka rreth 2920 lloje, por ka sipërfaqe me të vogël se ne. Ndërsa për sa u përket bimëve endemike, ne kemi shumë pak. Duhet të kemi shumë, por nuk ka pasur studime. Zbulimi i këtij tulipani ishte rastësi.
Ka një emër ky tulipan?
I kemi vendosur emrin Tulipa Albanica.
Ju vetë e keni marrë patentën për zbulimin e këtij?
Ja kjo është patenta... Një bimë e re duhet të kalojë disa filtra që të regjistrohet në databazën ndërkombëtare të regjistrimit të bimëve. Ky hyri që javën e parë. Kishte shumë gjëra që e veçonin dhe nuk linin vend për dyshim. Deri tani unë e konsideroja “Lilum albanicum”. Ai është i verdhë komplet, ngjyrë ari.
Për të nuk ka një atdhe të dytë. Kjo bimë endemike tashmë do njihet me këtë emër në të gjithë botën dhe është regjistruar në databazë në radhën e simotrave të saj anembanë globit
Entela Resuli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi