Meshkujt pa mjekër janë më tërheqës për femrat
Sun 1 Apr 2012 - 13:43
Mjekra lë përshtypjen e agresivitetit dhe e bën mashkullin më të vjetër. Edhe pse femrave nuk u pëlqen edhe aq, te meshkujt tjerë ajo nxit resspekt dhe është simbol i burrërisë.Meshkujt duken shumë më tërheqës me fytyrë të rruar se sa me mjekër, ka zbuluar hulumtimi i Universitetit kanadez Lethbridge, në më shumë se 200 femra. Mjekra në një mënyrë e bën mashkullin më të vjetër, ndërsa shton dhe përshtypjen e agresivitetit, shpjegojnë psikologët për Daily Mail. Ata iu kanë treguar femrave fotografitë e 19 meshkujve pa mjekër dhe fotografitë me mjekër 6 javë të vjetër, të parregulluar. Shumica e femrave me nota shumë më të larta ka vlerësuar tërheqjen e mashkullit në fotografi ku nuk kanë pasur mjekër. Megjithatë, femrave iu pëlqen pamja e mashkullit me mjekër treditore. Për dallim nga femrat, mjekra te meshkujt tjerë ka efekt më të favorshëm, është sinjal i burrërisë, respektit dhe autoritetit.
Megjithatë, të dy gjinitë kanë vërtetuar që meshkujt të cilët kanë mjekër duken më të fuqishëm dhe më të suksesshëm. Shkencëtarët deri tani kanë pasur teori të ndryshme për atë se pse meshkujve iu rritet mjekra, nga mbrojtja e lëkurës delikate të fytyrës nga dielli deri te mbrojtja e eshtrave të mjekrës nga goditjet me shuplaka.
Disa shkencëtarë konsiderojnë që mjekra mund të jetë tregues i imunitetit të fortë, çka mbështet teoritë evolucionare që parazitët të cilët transmetojnë sëmundje banojnë në mes qimeve të njerëzve, ndërsa ata që mund të “rrisin” mjekrën pa u sëmurë, janë ekstra të shëndetshëm.
“Në hulumtim kanë marrë pjesë femrat nga Zelanda e Re dhe Samoa, kështu që mendimi mesatar i të dy kulturave ka treguar që femrat në përgjithësi nuk i tërheqin meshkujt me mjekër”, ka përfunduar udhëheqësi i studimit, Paul Vasey.

- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Meshkujt pa mjekër janë më tërheqës për femrat
Sun 1 Apr 2012 - 15:29
prandaj rruhem shpesh
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Meshkujt pa mjekër janë më tërheqës për femrat
Sun 1 Apr 2012 - 15:34
mendoj qe e kunderta eshte.....ashtu si druri eshte i bukur me gjethe, edhe mashkulli me mjeker heheheh...
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Meshkujt pa mjekër janë më tërheqës për femrat
Sun 1 Apr 2012 - 17:10
keshtu kjo mjeker qe emban ky person qe keni vendosur vertet eshte e gerditshme ..por ja se si duhet te jet mjekra e burit..
Re: Meshkujt pa mjekër janë më tërheqës për femrat
Sun 1 Apr 2012 - 17:25
Eshte nje studim vetem e nuk mendoj se qendron shume kjo pasi varet nga femrat e pelqimet qe kane ato edhe nga mashkulli vete sa di ta mbaj mjekren nese mban...Mua personalisht me terheqin te dy palet kur ata dine ta mbajne veten..
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Meshkujt pa mjekër janë më tërheqës për femrat
Sun 1 Apr 2012 - 17:28
Aяjαиα shkruajti:Eshte nje studim vetem e nuk mendoj se qendron shume kjo pasi varet nga femrat e pelqimet qe kane ato edhe nga mashkulli vete sa di ta mbaj mjekren nese mban...Mua personalisht me terheqin te dy palet kur ata dine ta mbajne veten..
Po nuk me kujtohet vitin e kaluar kam lexuar diku nji Studim te kunderte kesaj qe eshte tash..
noramal pra eshte ceshtje qe vetpelqehet..
Re: Meshkujt pa mjekër janë më tërheqës për femrat
Sun 1 Apr 2012 - 17:38
Princo keta ate pune kane,si te mbushin faqet e nje websiti edhe cdo vit i ndryshojne te dhenat..Sic permendet e ju qe keni lexuar vitin e kaluar te kunderten e kesaj..mese e vertet jane thjeshte info lifestyle sepse sic thash kjo varet nga preferencat tona normalisht...Por nje mashkull qe le mjeker por sdi ta mbaje (zoteroje) ate normale qe na tremb edhe e shikojme me nje sy tjeter...Si i thone nje fjale "vishe ti rroben e jo rrobet ty" keshtu e puna e mjekres...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi