Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Diaspora kërkon largimin e BDI-së nga Qeveria Empty Diaspora kërkon largimin e BDI-së nga Qeveria

Sun 1 Apr 2012 - 15:47
oashtu është kërkuar që asnjëra prej partive tjera shqiptare në Maqedoni të mos bëhet pjesë e Qeverisë në rast se del BDI-ja

Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks, organizatë e cila javën e kaluar organizoi një protestë në Bruksel, ka kërkuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të lëshojë koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në. Kjo ka qenë vetëm një nga kërkesat e prezantuara në referatin e lexuar gjatë protestës, ku poashtu është kërkuar që asnjëra prej partive tjera shqiptare në Maqedoni të mos bëhet pjesë e Qeverisë në rast se del BDI-ja. Ngjarjet e fundit në Maqedoni, diaspora i vlerëson si “terror shtetëror sllavomaqedon ndaj shqiptarëve”.



Në vazhdim e transmetojmë tekstin e plotë të këtij refereati:





Këshilli Kombëtar Shqiptar i përbërë nga disa shoqata, degë të partive politike, asociacione të ndryshme, dhe intelektual të pavarur, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën aktuale në Iliridë (FYROM).



Si rezultat, më 28/03/2012 u organizua një protestë, para selisë Ministrave të BE-së.



Para qindra bashkatdhetarëve, në këtë manifestim, morën fjalën, përfaqësues të devotshëm të lëvizjeve atdhetare shqiptare, që të gjithë shohin vetëm një alternativë, Ribashkimin e Shqipërisë, fjala e tyre u ndërpre me duartrokitje dhe me parullën «Shqipëri Etnike, Shqipëri Etnike»



Pjesë e referatit para protestuesve:



Bashkatdhetarët e tubuar sot këtu, me indinjatë të thellë janë duke e përcjellur situatën e krijuar nga dhuna shtetërore që po ushtrohet kundër popullit shqiptar nga rritja e shovinizmit agresiv sllavo-maqedonas.

Dhuna permanente dhe terrori shtetëror sllavo-maqedonas që po ushtrohet kundër popullit të pa mbrojtur shqiptar në këtë shtet pa emër dhe artificial po tejkalon kufijtë e durimit.
Kohë më parë komisioni Evropian i bëri thirrje « Maqedonisë » që të garantoj përputhjen e ligjit anti-diskriminim me legjislacionin Evropian, deputetët maqedonas nuk dëgjuan porosinë e Brukselit dhe vazhduan miratimin e ligjeve diskriminuese anti-shqiptare, në kundërshtim flagrant me legjislacionin, dhe parimet e rregullave demokratike të BE-së.



Vrasja e dy të rinjve shqiptar në Gostivar nga polici sllavo-maqedon, dhe justifikimi i vrasësit kriminel nga autoritetet shtetërore të « Maqedonisë », tregon qartë se prapa këtij terrori qëndrojnë institucionet shtetërore të FYROM.-it


Rrahja e fëmijëve të pambrojtur shqiptar të fshatit Çiflik, dhe vazhdimi i dhunës, në Shkup, Kumanovë, Tetovë,Veles, Manastir, e gjetkë, nga struktura të fshehta mafioze shtetrore, në asnjë mënyre nuk mund të justifikohet si huliganizëm apo rast vandal i izoluar, por kjo buron nga aparati shtetëror i kryeministrit Nikolla Gruevski, nga fakti që asnjëherë nuk u kapën fajtorët por përkundrazi, strukturave të tilla kriminale , të organizuara nga shteti, u dalin në mbrojtje institutet e shtetit duke « justifikuar » aktet e dhunës kundër shqiptarëve dhe njëkohësisht duke arrestuar të rinj shqiptar të pafajshëm për t'ia hedhur fajin viktimës.



Është shumë transparente se dhuna e ushtruar disa vjeçare buron nga rritja e shovenizmit agresiv sllav që tani vuajnë nga sëmundja e paranojës së tyre kolektive, duke filluar nga « Akademia e Shkencave dhe Arteve » sllavo-maqedonase, që ky shtet artificial pa emër, pa identitet dhe pa gjuhë i krijuar në tokën arbërore shqiptare, merr pamjen e shteteve terroriste diktatoriale, duke krijuar formacione të shumta ushtarako-policore, nji nacionale sllave, siç janë: Luanët, tigrat, ujqit, skorpionët, alfa, komitët, dhelprat dhe majmunët e tjerë, që të bëjnë pamjen mesjetare të një kopshti zoologjik.



«Enciklopedia» e rrejshme sllavo-maqedonase, e bazuar dhe e kopjuar nga modelet shoveniste antishqiptare të Vaso Qubrolloviqit dhe Ilia Grashaninit, ju rikujtojmë ardhacakëve sllav se kjo enciklopedi mund të filloj dhe të mbaroj në malet Karpate.



E quajtura « enciklopedi » dhe akademikët e saj, janë promotori kryesor i nxitjes shovenizmit dhe nacionalizmit të tërbuar sllav ne FYROM.



Vlen të ceken vetëm disa nga padrejtësitë e dhunës dhe diskriminimit shtetëror të ardhacakëve kolonë sllav, që ushtrohet kundër popullit shqiptar autokton në trojet e tyre stërgjyshore Pellazgo-Ilire.



1) Intensifikimi i proceseve të montuara gjyqësore kundër shqiptarve në përgjithësi, dhe ish ushtarëve të UÇK-së në veçanti, të dënuar deri në vdekje.

2) Gjyqi Kushtetues një nacional sllavo-maqedonas ndaloi përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar.

3) Gruevski nga Parlamenti deklaroi publikisht se, gjuha shqipe kurrë nuk do të pranohet gjuhë zyrtare në «Maqedoni».

4) Diskriminimi i shqiptarëve në punësim po vazhdon, dhe papunësia tek shqiptarët arrin shifrën 98%, dhe si pasojë shqiptarët marrin rrugën e pa kthim drejt Evropës me strajca në shpinë për të siguruar ekzistencë. Kjo shihet qartë nga fluksi masiv i azil kërkuesve shqiptarë, ky është një pastrim etnik, që çon në rrudhjen e gjeografisë shqiptare.

5) Plaçkitja e ndërmarrjeve të biznesmenëve shqiptar.

6) Detyrimi i mësimit të « gjuhës » së pa vlerë sllavo-maqedonase për nxënësit shqiptar nga klasa e parë e arsimit fillor.

7) Heqja e mbishkrimeve në gjuhën shqipe.

Cool Pengimi i investimeve në vendbanimet shqiptare, dhe gjendja mjerane e infrastrukturës dhe ekonomisë.

9) Intensifikimi i aksioneve permanente ushtarako-policore nëpër fshatra dhe lagje kryesisht të banuara me shqiptar të shoqëruara me arrestime, tortura fizike, dhe psiqike, likuidime dhe vrasje klasike mafioze, pa gjyqe, kundër bijve dhe bijave më të mirë të popullit, duke krijuar një psikozë anti-shqiptare, ku numri i të vrarëve shqiptar, pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila nuk u realizua kurrë, dhe mbeti si kamuflazh, kalon mbi 500 djelmosha të ish-UÇK-së kombëtare, bijë nënash të ekzekutuar në kohë « paqe » dhe as kush nuk ka marr përgjegjësi penale juridike. Gjaku i tyre nuk do të bëhet ujë!

10)Projekti Shkupi 2014

11)Vendosja e kryqeve ortodokse në nëntokën dhe mbitokën shqiptare, si dhe ndërtimi i kishës ortodokse sllave mbi kalanë Ilire në Shkup, dhe gërmimet tinëzare me ekslavor (buldozer) mbi Kalanë e Shkupit me qëllim të zhdukjes dhe shkatërrimit të gjurmëve të trashëgimisë së lashtë historike Pellzago-Ilire.

12)Ligji i natalitetit që ndalon lindjen e nënave shqiptare, dhe favorizon lindjet e nënave maqedone, sikur vetëm nënat maqedone mund të lindin fëmijë të çmuar ?!

13) Shqiptari në FYROM lind, plaket dhe vdes, pa nënshtetësi, pa të drejtë dokumentacioni, shkollimi, punësimi, vote tj; pra pa te drejtë minimale njerëzore, për të qenë i gjallë, për të lëvizur i lirë dhe për të jetuar.

14)Diskriminimi i shqiptarëve që nuk kanë nënshtetësi thuhet se arrin shifrën 60%, qëllim ky për minimizimin e numrit të popullit shqiptar shumicë në Iliridë.

15)Prerja dhe djegia e pyjeve, dhe maleve të shqiptarëve, qëllimisht për pastrimin dhe përgatitjen e terrenit strategjik për luftë anti-shqiptare, me pasoja katastrofale ekologjike. të natyrës, etj...

Për pos këtyre dhe shumë gjërave të tjera diskriminuese të cilat nuk mund të përfshihen të gjitha, po cekim edhe disa thirrje shoveniste që degjohrn ditët e fundit duke kenduar këngë raciste antishqiptare, nga autor këngëtar e kompozitor, që ky shtet nuk i ndëshkon!



Kërkohet publikisht, vdekje kolektive për shqiptarët, “komora gazi”, Aushëici shqiptar dhe digjet Flamuri Kombëtar Shqiptar.

Grafite të shumta nëpër qytete të ndryshme Shkup,Veles, Manastir, Kumanovë, Ohër, etj... nëpër rrugë, mure, dyer shihen shkrimet « vdekje për shqiptarët, » « shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur ».e tj.

Shfaqja e një video incizimi ku shihet qartë djegia e Flamurit Kombëtar Shqiptar, duke kënduar këngë fashiste antishqiptare, e gjithë kjo po ndodhë në prag të marrëveshjes Maqedono-Serbe për bashkëpunim policor të një lufte të përbashkët anti-shqiptare me policinë kriminale të gjenocidit serb në Kosovë.



Duke pasur parasysh të gjitha këto që u theksuan dhe shumë ngjarje tjera të tmerrshme kërkojmë tërheqjen e menjëhershme dhe tepër urgjente të Partisë BDI-së (Bashkimi Demokratik për Integrim), dhe liderëve të saj, nga koalicioni qeveritar, duke tërhequr vërejtjen që të mos futët ndonjë parti politike shqiptare në qeveri, duke shfrytëzuar tërheqjen e BDI-së.

I bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që të aktivizojnë mekanizmat koordinues dhe të merret seriozisht situata e krijuar në FYROM.

Bëjmë thirrje mbarë popullit shqiptar në truallin sizmik të Ballkanit të qëndroj vigjilent, i bashkuar, dhe të organizohen protesta në Tiranë, Prishtinë dhe Shkupin Shqiptar dhe në Diasporë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bruksel e gjetkë, të ngritet zëri kundër vrasjeve dhe diskriminimit kolonial, për mbrojtjen e të drejtave legjitime të Popullit Shqiptar në trojet e lashta autoktone Pellazgo -Ilire, për një strategji të përbashkët politiko-kombëtare, të zgjidhjes problemit Nacional Shqiptar në Ballkan, për realizim të aspiratave mbarë kombëtare, Ribashkimin e Shqipërisë. Si rrugë e vetme e stabilitetit të Ballkanit dhe Evropës.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

 Diaspora kërkon largimin e BDI-së nga Qeveria Empty Re: Diaspora kërkon largimin e BDI-së nga Qeveria

Sun 1 Apr 2012 - 15:49
Mos eshte ndonji mashtrim apo RREN per 1 Prilli heheheh
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi