Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nënë në moshën 57-vjecare, britanikja pendohet Empty Nënë në moshën 57-vjecare, britanikja pendohet

Mon 2 Apr 2012 - 1:49
LONDËR- “Ishte gabim të sillja në jetë një fëmijë në moshën 57 vjecare”. Këtë deklaratë pendese e ka bërë nëna më e vjetër në Britani, e cila në vitin 2008 iu nënshtrua një farëzimi artificial për tu bërë nënë. Gruaja, një mësuese në pension tashmë është 61 vjec dhe ka deklaruar gjatë një interviste për Daily Mail, se duhet të kishte menduar të sillte në jetë një fëmijë kur kishte qënë më e re.Ajo ka këshilluar më tej se askush nuk duhet të vendosë të bëjë fëmijë pas të 50-tave.
Zonja Tollefsen, ka rrëfyer më tej se ajo është prekur nga një infeksion i rëndë gjaku, duke u bërë për javë të tëra e paaftë për tu kujdesur për vajzën dhe pikërisht në këto momente kuptoi se kish bërë gabim të sillte në jetë një fëmijë në moshën 57 vjecare."Rrëfimi vjen katër vjet pas lindjes së vajzës së vogël Freya dhe ka rihapu një debat të fortë në Britani”, shkruan Daily Mail më tej.

Historia e saj është bërë pjesë e debateve të gjëra nëpër emisione. Ka nga ata që e cilësojnë guximtare, por edhe të tjerë që thonë se është egoiste. Ju mbetet juve gjykimi.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi