Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Birra Korça” përjashtohet nga tenderi për birrarinë e Manastirit Empty “Birra Korça” përjashtohet nga tenderi për birrarinë e Manastirit

Mon 2 Apr 2012 - 2:38
“Birra Korça” përjashtohet nga tenderi për birrarinë e Manastirit F1_01-birra-korca-balline-ekonomi1333312122Shkup, 1 prill - Kompania shqiptare “Birra Korça” në mënyrë të padrejtë është përjashtuar dhe nuk ka qenë fituese e tenderit për blerjen e birrarisë së Manastirit. Oferta e birrarisë “Korça” ka qenë më e pasur në krahasim me ofertat e tjera, mirëpo ajo padrejtësisht është refuzuar.

Mbi 5 milionë euro ofertë për blerjen, 15 milionë euro për investime, mbajtjen në punë të 300 të punësuarve, punësime të reja, si dhe plasim të birrës në tregjet e huaja, ka qenë oferta e “Birra Korça”.

Por, megjithatë fitues i tenderit është shpallur kompania “Mardi Kompani” e biznesmenit maqedonas Bllazho Dimitrov, i cili e ka fituar tenderin me ofertë prej vetëm 2 milionë euro dhe investime prej 10 milionë euro, njofton portali Editorial.

Birraria e Manastirit do prodhojë dy lloje produkrtesh, Birrën e Manastirit (Bitolsko Pivo) dhe Kembah. Kurse në të ardhmen do prodhojë dhe birrën e zezë dhe për fillim do të furnizojë vetëm tregun e Maqedonisë me këto prodhime.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi