Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Tommy” dhe “Jerry”, përqafim në jetën reale Empty “Tommy” dhe “Jerry”, përqafim në jetën reale

Mon 2 Apr 2012 - 3:32
“Tommy” dhe “Jerry”, përqafim në jetën reale F1_15-jerry1331843681Londër, 15 mars - Një mace dhe një mi mund të jenë miq të ngushtë jo vetëm në seriale si “Tommy and Jerry”, por edhe në jetën e vërtetë.

Pronarja e një maceje shtëpiake në Surray, Britani, kapi një çast unik me aparatin e saj fotografik, në të cilin macja e saj kishte rënë në kontakt me një mi, me të cilin praktikisht po putheshin.

“Kur dy kafshët ranë në kontakt, ishte me të vërtetë e pabesueshme që miu nuk rendi për t’u larguar. Në vend që të bënte këtë, miu u kthye nga macja dhe i vuri putrat në hundë, ndërsa macja nisi ta përkëdhelte”, dëshmoi Stephanie Evans.

Takimi midis maces dhe miut ishte tërësisht i rastësishëm dhe ndodhi në oborrin e shtëpisë së gruas, transmeton Top Channel.

Fotografitë i ngjajnë shumë atyre të serialit “Tommy and Jerry”, që ka fituar shtatë çmime “Oscar” si filmi më i realizuar vizatimor dhe është renditur si një prej serialeve më të suksesshme të të gjitha kohërave nga revista “Time”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi