Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ushqimi i “fast-food”-eve ju çon në depresion Empty Ushqimi i “fast-food”-eve ju çon në depresion

Tue 3 Apr 2012 - 1:34
Dihet që ushqimi i “fast-food”-eve të shëndosh, por një studim i fundit ka dalë në përfundim se gjithashtu mund të bëjë shumë keq për shëndetin mendor. Hamburgerat, sanduiçët apo picat rrisin mundësitë që një person të vuajë nga depresioni.Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar se ata që konsumojnë ushqime të tilla kanë 51% mundësi më shumë për të vuajtur nga depresioni krahasuar me ata që hanë shumë pak apo aspak në “fast-food”-e. Studimi është kryer nga universitetet e Las Palmas dhe Gran Canaria.“Sa më shumë hamburgera e gjëra të tilla të konsumosh, aq më shumë rritet rreziku i depresionit”, theksoi Almudena Sanchez-Villegas, udhëheqësja e studimit që është publikuar në revistën ‘Diario de la Nutricion’.

Gjithashtu nga të dhënat e grumbulluara u arrit në përfundimin se ata që konsumojnë ushqime “fast-food”-i janë më pak aktivë se të tjerët dhe kanë më shumë mundësi të mos gjejnë partner.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi