Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Karakteri melankolik Empty Karakteri melankolik

Tue 3 Apr 2012 - 2:37
Një ndër tipet e karaktereve më të zakonshme është melankoliku. Karakter që gjëndet në pjesën më të madhe tek femrat, por nuk është më i rrallë edhe tek burrat. Melankoliku është shumë individualist. Tip i trishtuar, gjithmonë i vrenjtur dhe i mbyllur, mund të thuhet i pushtuar nga një dekurajim i vazhdueshëm. Një i mbytur që refuzon të ngjitet në tabelën klasike, një temperament që tronditet lehtë.Mjafton diçka fare e vogël për t’i bërë këto krijesa që të humbin ekuilbrin. Përshtatja me një situatë të re, reagimi përpara rrethanave të paparashikuara dhe të vështira, lëvizja në një ambjent të ri, të gjitha këto janë gjëra që përbëjnë për këto qënie probleme të vështira, të frikshme dhe të pazgjidhshme.
Ata janë individë që kanë një preokupim dhe një frikë të jashtëzakonshme për të ardhmen. Preferojnë të mbyllen në vetvete si iriqi, edhe nëse nuk ekziston asnjë rrezik. Çdo gjë që duan të fillojnë, e ndërpresin me bindjen paraprake se çdo përpjekje do të jetë e padobishme dhe e kotë. Prandaj, preferojnë të mbeten inaktivë.
Lexoni me vëmendje provën e mëposhtme dhe përgjigjuni me sinqeritet pyetjet. Nëse me të vërtetë përgjigjet e pyetjeve dalin pozitive atëherë keni karakter melankolik.
1. Ndjeheni një individ i druajtur?
2. Keni prirje të shkurajoheni me lehtësi të madhe?
3. A jeni një qënie që keni frikë?
4. A irritoheni me lehtësi të madhe?
5. A jeni i vrazhdët, i irritueshëm, i pashoqërueshëm?
6. Nuk ju pëlqen shoqëria e tepërt?
7. Interesoheni për artet?
8. Ju pëlqen të fantazoni?
9. Besoni në fatkeqësi?
10. Jeni cinik?
(LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi