Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Greqi, vetëvritet para Parlamentit: Që mos iu le borxhe fëmijëve Empty Greqi, vetëvritet para Parlamentit: Që mos iu le borxhe fëmijëve

Wed 4 Apr 2012 - 13:00
Greqi, vetëvritet para Parlamentit: Që mos iu le borxhe fëmijëve 53051ATHINE - Një ngjarje tragjike ka tronditur sot kryeqytetin grek, në qendër të të cilit një 77 vjecar vendosi t’i japë fund jetës së tij.

Në sheshin më të populluar të Athinës, rreth 50 metra nga parlamenti grek, pranë shkallëve të metrosë, një burrë i moshuar i dha fund jetës së tij me një plumb në kokë, para syve të kalimtarëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm në sheshin Sintagma në Athinë.

Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje. Policia nisi hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes, por persona që u ndodhën në ato momente afër 77 vjeçarit, thanë se fjalët e fundit të viktimës ishin: "Do iki, që mos iu le borxhe fëmijëve". Dëshmitarët thanë gjithashtu se në momentin që u dëgjua e shtëna e armës, kalimtarët u tmerruan.

Ora që zgjodhi viktima për t’u vetëvrarë, është ora më e populluar në sheshin Sintagma në Athinë.

Një kushtet e krizës financiare që po kalon Greqia dhe për shkak të masave të ashpra që rëndojnë mbi popullatën, është rritur mjaft numri i vrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi