Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Roberto Benigni: Gjithë bota i detyrohet Greqisë Empty Roberto Benigni: Gjithë bota i detyrohet Greqisë

Fri 6 Apr 2012 - 14:41
Roberto Benigni: Gjithë bota i detyrohet Greqisë 53132SELANIK - Në prani të një publiku të shumtë dhe tepër entuziast, aktori dhe regjisori i njohur italian, Roberto Benigni u shpall “Honoris Causa” i katedrës së italishtes, në Universitetin "Aristoteli" të Selanikut.

59-vjeçari italian aktor dhe shkrimtar shumë i vlerësuar ndër të tjera për dramën «Jeta është e bukur», mori cmimin për «karrierën e tij shembullore artistike dhe shpirtin e tij novator”.

Aktori italian, i laureuar me çmimin Oscar, reagoi me mënyrën e vet të njohur, flaku në ajër kapelen dhe nuk ngurroi të kërcente mbi banka.

Benigni e filloi ligjëratën duke folur në greqisht: “Faleminderit. Mirëmbrëma. Tungjatjeta, miqtë e mi të dashur. Dua t’ju puth të gjithëve. Zemra ime rreth fuqishëm”, tha aktori italian i duartrokitur nxehtësisht.

Duke iu referuar krizës ekonomike që po kalon Greqia, Benigni theksoi se “nuk është Greqia që ka borxhe”, por “bota, Europa, i detyrohet gjithçka Greqisë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi