Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

At Nikolla Marku. Pashkët do çlirojnë Kishën nga uzurpatorët grekë Empty At Nikolla Marku. Pashkët do çlirojnë Kishën nga uzurpatorët grekë

Sat 7 Apr 2012 - 10:51
ELBASAN - Famullitari i kishës “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku deklaroi dje, se Festa e Pashkëve të kësaj pranvere, që përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë do e çlirojë nga e keqja e saj e përjetshme kishën Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. “Ne klerikët do të lutemi që kjo festë të bëjë të mundur çlirimin njëherë e përgjithmonë të kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare nga uzurpimi i personave me shtetësi e kombësi greke. Pashkët e sivjetme do i festojmë të bashkuar për lavdinë e Zotit dhe rreth flamurit kombëtar shqiptar”,- u shpreh At Nikolla Marku gjatë një konference të dhënë për shtyp. DEKLARATA E MARKUT Në këtë festë Pashkësh, ne do të lutemi që Zoti të dëgjojë lutjen e popullit shqiptar, këtij populli e kombi që është gjakosur, copëtuar e shfrytëzuar ndër shekuj. Ne do të lutemi që pavarësinë e Kosovës ta njohin sa më shumë shtete. Ne do të lutemi që shqiptarëve kudo janë, t’u respektohen të drejtat e tyre. Ne do të lutemi që shqiptarët e Çamërisë të kthehen në shtëpitë e tyre në Çamëri. Ne do të lutemi që shqiptarët e Malit të Zi, të kenë sa më shumë të drejta. Ne do të lutemi për të gjithë shqiptarët që ndodhen nëpër botë, ta kenë sa më të lehtë jetën dhe mallin për atdheun. Ne do të lutemi që shqiptarët të kenë një shtet të vetëm me kufi etnik. Ne do të lutemi për shpirtin e atyre që kanë dhënë jetën ndër shekuj për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar e territorial, aty ku na ka vendosur i madhi Zot. Çdo shqiptar nga të gjithë trevat e Shqipërisë është i mirëpritur për festë. FTESA Kjo ftesë nga kleriku i mirënjohur elbasanas u është drejtuar edhe personaliteteve më të larta të fushave të ndryshme të artit, kulturës, shkencës, mediave, sporteve ku ka shqiptarë. Një ftesë nga famullitari At Nikolla Marku u është bërë edhe ambasadorëve, trupit diplomatik, si dhe rabinit të Izraelit me rezidencë në Shqipëri. “Duhet të jemi bashkë në Elbasan si të barabartë përpara Zotit, me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, pasi Festa e Pashkëve në 100-vjetorin e Pavarësisë për shqiptarët do jetë shkëputja përfundimtare nga padrejtësitë e shkaktuara nga viti i mbrapshtë 1913-të, kur Shqipëria u copëtua. Këto Pashkë, do jenë ngjallja e Shpëtimtarit, ngjallja e plotë e ndjenjave kombëtare dhe e traditave e vlerave më të mira që mbart kombi shqiptar dhe gjuha shqipe”,- tha Marku. Sipas tij, kisha Ortodokse e Pavarur Shqiptare, beson se Festa e Pashkëve do të jetë Pashka më e bukur e shqiptarëve, sepse ajo është Pashka e 100-vjetorit të Pavarësisë. “Kjo festë do sjellë gëzim dhe dritë në shpirtin e çdo njeriu, do të jetë një falënderim dhe lutje tek Zoti, i cili po bën të mundur të realizohen disa nga aspiratat e shqiptarëve. Si gjithmonë, Festa e Pashkëve do të ketë fund e krye simbolet dhe aspiratat kombëtare shqiptare”,- pohoi kleriku elbasanas. (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Shqiptar
Shqiptar
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 11
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Maqedoni
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/11/2012
https://www.facebook.com/

At Nikolla Marku. Pashkët do çlirojnë Kishën nga uzurpatorët grekë Empty Re: At Nikolla Marku. Pashkët do çlirojnë Kishën nga uzurpatorët grekë

Sun 9 Dec 2012 - 23:27


At Nikolla Marku: Prifti serb dhe Janullatos, aleanca e djallit

At Nikolla Marku. Pashkët do çlirojnë Kishën nga uzurpatorët grekë Largea_at_nikolla_marku__bs1355059293

Të vërtetat historike nuk janë shovinizëm, apo nacionalizëm, përkundër, janë përgjegjësi për të ardhmen dhe kujtesë e domosdoshme për brezat që vijnë. Është detyra jonë është që memorien ta ruajmë domosdoshmërisht për ngjarjet historike në dëm të kombit shqiptar e për t’ua treguar brezave që vijnë. Ata duhet të mësojnë se 1913 ka qenë viti i kasaphanës mbi kombin dhe trojet shqiptare, kasaphanë e bërë nga fqinjët tanë, ku njëri është i përkëdhelur i perëndimit e tjetri i Moskës. Pas një skenari të turpshëm nga Janullatos me eshtra të ushtrisë agresive greke në dëm të popullit shqiptar në jug të Shqipërisë deri në Prevezë, na shfaqet një pseudo prift serb në Shkodër për të kërkuar varre ushtarësh serbë. Ky prift i quajtur Amfilohije Radoviç, jashtë misionit të tij si prift, i dërguar nga patriarkana e Beogradit, kërkon të na kujtojë ushtarë serbë të vrarë në Shqipërinë tonë, e cila me të vërtetë është bërë varrezë për armiqtë e këtij populli (Zoti të më falë për këtë që citova). Shqiptarët nuk kanë varre në dhe të huaj, sepse kurrë nuk kanë vrarë, grabitur, shfarosur popuj të tjerë. Historia na mëson shumë për të kaluarën tonë ndër shekuj, por sidomos për vitet 1912-1913, kur atdheu ynë u bë kurban për fqinjët tanë, që në ato vite treguan natyrën e tyre të vërtetë kundër kombit shqiptar. Serbët në Kosovë dhe grekët në Çamëri vranë popull shqiptar të pambrojtur dhe të pafajshëm, plaçkitën dhe shpërngulën si barbarë të uritur njerëz të mirë ortodoksë, myslimanë, katolikë, bektashi, vetëm se ishin shqiptarë në shtëpitë dhe pronat e tyre.
Çfarë kurdisin dy aleatë të djallit me eshtra ushtarësh si greku Janullatos dhe prifti serb Radoviç në dëm të kombit dhe truallit shqiptar?
Vetëkuptohet se të prekësh ndjenjat e një shoqërie apo kombi është t’i sjellësh ndërmend ushtarët e vrarë dhe qëllimin e tyre përse janë vrarë, me qëllim që të ngresh një mendim dhe qëllim të ri po si ai i vjetri në shoqërinë e sotme. Janullatos dhe nazistët grekë thonë se kanë heronjtë e Vorio-Epirit, Radoviç thotë se serbët kanë luftuar kundër osmaneve në veri të Shqipërisë, e cila shtrihet deri në Mitrovicë e Preshevë, kur Shqipëria e kishte shpallur Pavarësinë e saj më 28 Nëntor 1912 për të katër vilajetet pa asnjë ndarje. Ç’kërkonin këto hordhi grabitqare dhe kriminelesh në atdheun Shqipëri 62 mijë kilometra katrorë? Kuptohet se çfarë ndodhi më 1913.
Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare, për hir të së vërtetës, krahasuar me kishën serbe dhe atë greke qëndron në piedestal të lavdishëm pranë dritës së Perëndisë dhe profetëve. Në asnjë mënyrë kisha nuk mund të bëhet vegël në duar terroristësh, mafiozesh, politikanëve vdekje-mbjellës, qëllimeve të urrejtjes apo racizmit injorant që buron që nga Kaini i Biblës. Si mund të thuash se Zoti të bekon ty, kur ti mendon për vdekjen dhe shfarosjen e tjetrit!? Ne shqiptarët e dimë shumë mirë se, misioni fetar është ai i dashurisë, respektit, besnikërisë, bujarisë dhe mbi të gjitha i lutjeve dhe faljeve të mëkateve që bën çdo njeri pa përjashtim në këtë botë.
Si prift që është, Radoviç apo kisha serbe duhet të kryejë misionin e saj human në gjetjen e mbi 3000 shqiptarëve të zhdukur nga ushtria serbe, ndërsa prifti Janullatos, t’i kërkojë shtetit grek respektimin e emigranteve shqiptarë si dhe kthimin e çamëve në pronat dhe shtëpitë e tyre në Çamëri. Çdo shqiptar dhe politikan duhet të mbajë qëndrim të qartë ndaj fqinjëve, që me gjithë gjenocidet dhe grabitjet ndaj popullit shqiptar dhe trojeve të tij, ne përsëri jemi për fqinjësi normale. Le të mbrojmë së bashku të paktën parimet kushtetuese, përsa u takon veprimeve antishqiptare, që cenojnë territorin dhe identitetin shqiptar. Në rast se nuk ndërhyjnë institucione të shtetit në mbrojtje të vlerave tona, atëherë e them me përgjegjësi se do t’i mbrojë populli me veprime fizike të drejtpërdrejta, sepse kupa po mbushet, siç e ka mbushur me kohë Dule, Bollano, Radoviç, Janullatos etj. Një ditë durimi i çamëve do të soset dhe po ashtu dhe ai i shqiptarëve në Maqedoni, Presheve, Bujanovç etj. Nuk mund të jesh nënshtetas i Shqipërisë dhe të kërkosh Vorio-Epir, këtu toleranca kthehet në dobësi dhe paaftësi për të vepruar. Disa herë kisha serbe është bërë frymëzuese e akteve të dhunshme në Mitrovicë. Thua se Europa fle për këto akte të drejtpërdrejta terroriste, në dëm të shqiptarëve të Kosovës? Ne besojmë se jo, por duhet informuar. Ne nuk e kuptojmë heshtjen e gjatë të partive tradicionale të djathta, që e kanë në program bashkimin kombëtar dhe nuk mbrojnë programin e tyre.
Ne si kishë e kemi të qartë planin ortodoks-serbo-grek në dëm të kombit shqiptar dhe kishës ortodokse shqiptare. Jemi të përgatitur për të përballuar me çdo mjet, sepse është e drejta jonë të mbrojmë veten tonë, kombin shqiptar dhe truallin e tij të bekuar në çdo drejtim. Gjatë festimeve të 100-vjetorit, ndodhi një mrekulli e madhe, kjo mrekulli ishte angazhimi politiko-qytetar i gjithë shqiptarëve me aktivitete të shkëlqyera, në çdo drejtim, që nga ekspozitat e flamurit e deri tek mbledhja e qeverisë në Vlorë. Vetëm Janullatos nuk organizoi asnjë simpozium historik për ata ortodoksë që dhanë jetën për pavarësi dhe liri. Çudi? Jo, tashmë e kanë të qartë të gjithë shqiptarët se ky përfaqëson kishën e minoritarëve të shitur tek asfalia greke dhe racistët e çmendur të Agimit të Artë. Kisha ortodokse kombëtare shqiptare dënon çdo veprim të çdo prifti që merret me politikë shoviniste, me qëllim genocidi ndaj çdokujt, qoftë ndaj individit apo kombeve të ndryshme. Ne do të reagojmë mbi parime kristiane ndaj Radoviçit dhe Janullatosit në organizma ndërkombëtare përkatës, me qellim që spekulimi i këtyre gjeneralëve të veshur me rroba prifti të marrë fund bashkë me planet e tyre.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/at-nikolla-marku-prifti-serb-dhe-janullatos-aleanca-e-djallit-112485.html
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi