Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pas 9 vjet vëzhgimi të 42 mijë njerëzve, del përgjigjja a e dëmton kafeja shëndetin Empty Pas 9 vjet vëzhgimi të 42 mijë njerëzve, del përgjigjja a e dëmton kafeja shëndetin

Sun 8 Apr 2012 - 2:10
Rreth kafesë janë bërë shumë studime për të përcaktuar rolin e saj në shëndetin e njeriut. Dhe rezultatet kanë qënë kundërthënëse nëse kafeja ndikon ose jo në sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, etj.Por një studim i ri botuar në “The American Journal of Clinical Nutrition” thotë se tek personat e shëndetshëm kafeja nuk shton rrezikun për zhvillimin e ndonjë sëmundjeje kronike.Shkencëtarët në Gjermani, vëzhguan për 9 vjet, 42 mijë të rritur, pa sëmundje kronike, dhe zbuluan se ata që pinin më shumë se 4 filxhanë kafe (me kafeinë) në ditë, ishin prekur në të njëjtën shkallë me ata që nuk pinin kafe fare, nga sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru, diabete dhe kancer.

Megjithëse, ata që pinin kafe, kishin 23 përqind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërkohë që kjo nuk do të thotë se kafeja parandalon diabetin e tipit 2, autorët e studimit mendojnë se kafeja duket se përmban edhe ndonjë substancë tjetër – përveç kafeinës – e cila ul rrezikun e këtij lloj diabeti, sepse pirësit e kafesë (pa kafeinë) kishin edhe më pak gjasa për të zhvilluar diabet të tipit 2, në krahasim me ata që nuk pinin kafe fare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi