E dashura i ngul dhëmbët policit, i këput mjekrën (Pamje të rënda)
prej Sun 8 Apr 2012 - 2:14



Fotot që shoqërojnë këtë raport të cilat jua sjell noa.al, tregojnë 41 vjeçarin Michael Pattinson në spital, pasi u kafshua në sherr e sipër, nga gruaja e tij, Tracey Pattinson.
Ngjarja ka ndodhur në Darlington, Michael, një oficer policie, në një moment është konfliktuar me të shoqen dhe sherri është ashpërsuar shumë. Tracey i ka ngulur dhëmbët duke i ngrënë një pjesë të nofullës.
Michael tregon se dhimbja që ndjeu ishte e tmerrshme dhe klithmat që lëshoi, të pambarimta.
Pas kësaj ngjarjeje Michael tregon një shqetësim të dytë. Nuk janë vetëm dhimbjet dhe pamja e frikshme që ka marrë në fytyrën pa mjekër, por edhe makthet që përjeton sa herë fle gjumë.Mjekët u përpoqën por thanë se ishte e pamundur që të bënin ngjitje të nofullës së shkulur me dhëmbë, pasi në momentet kur Tracey e kafshoi, nofulla e këputur ra poshtë dhe qeni i tyre i shtëpisë e rrëmbeu në gojë dhe ndonëse nuk e hëngri, doli jashtë shtëpisë dhe e braktisi s’dihet se ku.
“Nuk arrij dot të fle normalisht shikoj ëndrra makth sikur më sulmojnë kafshë të egra dhe më hanë”, - pohon 41 vjeçari.
Kurse duke iu referuar kafshimit të së shoqes shton: “Kur më nguli dhëmbët dhe më këputi nofullën, kulloi pafundësisht gjak. Humba aq shumë gjak sa mendova tani do vdes. Sajë fqinjëve të mi, arrita të shpëtoj sepse më çuan shpejt në spital”.
E duke pohuar faktin se një polic siç ishte ai, ka parë shumë në këtë profesion, thekson: “Mendoja se dija shumë, kisha parë shumë, por të më ndodhte mua kjo, nuk e prisja”. Kurse shton: “Mendoni, që mjeku më tha shkoqur se do të kisha vdekur menjëherë nëse dhëmbët e sime shoqeje nuk do ishin ngulur në mjekër, por në fyt”.
Ndërsa kanë kaluar disa ditë që u krye dhe operacioni e gjendja duket disi më ndryshe, Michael është përballur me vazhdimin e makthit: “Pasi qëndrova në spital, u bë operacioni dhe u ktheva në shtëpi. Të nesërmen, dola në oborr dhe befas pashë që qeni im nxori nga dheu diçka. Ishte nofulla ime!”
Ndërkohë, Tracey 38 vjeçare u arrestua lidhur me ngjarjen, por po hetohet në gjendje të lirë. Kurse Michal i tha lamtumirë punës në polici dhe ajo që i ka ngelur është të punojë taksixhi. e.t/noa.al
Në foton e parë, Michael pas operacionit, foto e dy ditëve më parë.


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|