Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Largojini! Karburantet nëpër pallate helmojnë njerëzit Empty Largojini! Karburantet nëpër pallate helmojnë njerëzit

Mon 9 Apr 2012 - 19:36
Albina HoxhaTë gjithë banorët të cilët kanë një karburant pranë zonave të banuara, e kanë shëndetin e tyre në rrezik serioz nga gazrat që lëshohen në ajër. Largqoftë të ketë ndonjë shpërthim për shkak të ndonjë shkëndije zjarri, sepse pasojat do të ishin katastrofike. Alarmin e jep kimisti toksikolog në Laboratorin e Monitorimit te Cilësisë së Ajrit, Agron Deliu, i cili thekson seinstitucionet duhet të marrin masa për largimin e karburanteve. Në intervistën për “Shekullin” eksperti shpjegon me detaje pasojat e rënda që sjellin karburantet në mes të qyteteve.Na ndodh rëndom që të shohim karburante në mes të qytetit, madje ngjitur me banesat e qytetarëve. Sa problematike janë për shëndetin e banorëve dhe a janë bërë matje konkrete në këto karburante?

Janë shumë problematike. Pikat e karburantit shpërndajnë tre produkte bazë: dizelin (naftë), benzinën dhe gazin e lëngët. Në mënyrë të paevitueshme në kohën e mbushjeve të serbatorëve të makinës ka çlirime avujsh në rastin e benzinave, çlirime avujsh hidrokarburesh që përmbajnë kryesisht benzen, ksilen, toluene, etil benzeni, etj. Që të gjithë janë shumë fluror që me rritjen e temperaturës së ambjentit kanë një shkallë avullimi më të lartë. Nëse përmbajta e tyre në ajrin e mikroambientit aty, arrin në një kufi të caktuar përzierje, shkëndija më e vogël jep eksplozion.

Në fakt kemi bërë matje dhe shumë nga karburantet nuk i zbatojnë kushtet teknike.

Matjet janë kryer për përmbajtje e pluhurave total (LNP) e atyre të respirueshme (PM 10), te dioksidit të squfurit (SO2), të dioksidit të azotit (NO2) e të sulfurit të hidrogjenit (H2S) në ajër.



Përveç problemeve shëndetësore, a ka rrezikshmëri për ndonjë shpërthim?

Po, ka. Madje është një ndër rreziqet kryesore. Ishte një rast i tillë para pak kohësh në Qytetin Studenti. Por ka një sërë normash që tek ne duhet të fillojnë të zbatohen. Në disa vende është e ndaluar të përdoret celulari në momentin që je duke furnizuar makinën, sepse mund të ketë ndonjë rrezatim i cili mund të shkaktojë zjarr. Por edhe kur makinat furnizohen ato duhet ta kenë fikur motorin. Kryesisht në rastet kur karburantet janë në zona të banuara duhen zbatuar të gjithë rregullat. Nëse zjarri shkon në depozitat e nëndheshme të naftës është sikur të ketë shpërthyer një bombë. Do të kishte pasoja tragjike.



A ka ndonjë ligj për vendndodhjen e karburanteve?

Nuk ka ligj. Çdo individ, i cili kërkon të ketë një karburant, është i detyruar të paraqesë një sërë dokumentesh. Një prej të cilëve është edhe Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, i cili më pas miratohet nga Agjencia Rajonale e Mjedisit.



Cilat janë pasojat në shëndetin e qytetarëve?

Pasojat shëndetësore janë shumë të rënda. Rritjen e sëmundshmërisë tek pleqtë, fëmijët, dhe ata që nuk kanë gjendje shëndetësore të stabilizuar, nuk kanë imunitet dhe sëmurën lehtë. Kryesisht problemet janë tek rrugët e frymëmarrjes dhe zemra. Lënda e grimcuar prish, bllokon dhe kalon nëpërmjet alveolave të mushkërive të njeriut, duke shkaktuar kancer, alzheimer, asteriosklerozë dhe zvogëlim të përhershëm të kapacitetit të mushkërive. Ambjenti i ndotur ka rritur edhe numrin e vdekjeve nga sëmundjet ndaj vdekjeve normale, nëse këto ndotës nuk do të ekzistonin ose do të ishin në përmbajtje të ulëta.



Cilët janë ata përbërës të cilët kanë efekte të rrezikshme në shëndet?

Të gjithë përbërësit kanë efekte negative, por do të veçoja grimcat, të cilat janë shumë të vogla. Ato janë në diametër më të vogël se 10 mikrom dhe 2,5 mikrom, dioksidi i azotit dhe benzeni. Në qendër të kryeqytetit gjenden grimcat dhe dy përbërësit e tjerë të lartpërmendur.



Çfarë sugjeroni ju?

Të evitohen karburantet brenda qytetit, të evitohen sa më shumë që të jetë e mundur, po pati mundësi edhe fare. Kuptohet që do të ketë të paktën një, sepse të gjithë lëvizin me makina dhe mund t’i mbarojë karburanti në rrugë shoferit të automjetit, por masat e kontrollit të jenë të rrepta në momentin që jepet leja.



Karburantet në lagje e shkolla, asnjë ligj për t’i ndaluar

Nuk ka kufizime për ndërtimin e pikave të karburanteve brenda zonave të banuara, sepse nuk ekziston një ligj i tillë. Pikat e karburantit mund të ndërtohen në çdo vend, por sipas një kriteri të përcaktuar.

Drejtori i Inspektoriatit Qendror Teknik, Ardian Alushi, thotë për “Shekullin” se ka ndodhur që disa nga karburantet nuk i kanë plotësuar kushtet teknike, por në momentet që janë konstatuar, janë gjobitur nga inspektorati. “Ka devijime të vogla, por në përgjithësi situata është përmirësuar. Vetëm gjatë vitit 2011-2012 janë pezulluar 58 licenca për mungesë dokumentacioni dhe mosplotësim të kushteve teknike”, pohon Alushi.

Ndërkohë ai thekson se edhe vetë qytetarët duhet të tregojnë kujdes ndaj rrezikut të karburanteve, ku do që të jenë ato brenda apo jashtë qytetit. Sipas tij, makina duhet fikur gjithmonë kur furnizohet dhe shoferi nuk duhet të shkojë për të furnizuar makinën me cigare të ndezur në dorë. “Pra të gjithë duhet të kemi kujdes, që të mos ndodhin ngjarje të papranueshme, kur të gjithë mund të kontribuoojmë për ta parandaluar”, pohon Alushi.

Megjithatë, ekspertët e shëndetit publik theksojnë se për vite me radhë pushteti vendor lejoi ndërtimin e karburanteve vend e pavend, duke mos marrë parasysh rreziqet mjedisore dhe shëndetësore për qytetin e qytetarët.

E ndërsa në kryeqytetet europiane pikat e tregtimit të karburanteve e zhvillojnë aktivitetin e tyre në anët periferike të qytetit, larg zonave të banimit, në Tiranë prej vitesh këto biznese gjenden pranë shkollave, rrëzë pallateve, mes lagjeve të populluara.



Roland Bogdani, emigrant

Kam jetuar në Itali, Gjermani dhe Angli. Në asnjë prej këtyre vendeve nuk kam parë karburante në zona të banuara. Ato ndodheshin në periferi, larg qyteteve. Tek ne ka disa karburante pranë pallateve dhe në zona që nëse do të binte zjarr, do të kishte pasoja të rënda. Nuk e kam fjalën për gjëra materiale, por për jetën e qytetarëve. Masat e sigurisë në këto pika karburanti duhet të jenë shumë të larta, me kontrolle të njëpasnjëshme, të mbahen nën vëzhgim, sepse duhen parandaluar zjarret. Vetëm masat konkrete mund të sigurojnë që të mos ndodhin ngjarje që lënë gjurmë.



Apostol Kotani, doktor i shkencave historike

Është një gabim i rëndë vendndodhja e karburanteve pranë pallateve apo zonave të populluara. Ja u dogj, ra një zjarr çfarë do të ndodhë?! Nuk ka fare siguri, kontrollet nuk bëhen rregullisht. Pronarët paguajnë dhe shohin biznesin e tyre. Kur paguajnë nuk i gjobit njeri. Ka mundësi që me letra të mos ekzistojë asnjë karburant brenda qytetit. Duhen larguar në periferi të qytetit, por edhe duhen marrë masa dhe kontrolle pa preferenca në interes të qytetarëve dhe sigurisë tyre. Vetëm në këtë formë do të ketë siguri.



Besarta Billa, master për marketing

Duket qartë që tek ne nuk ka siguri. Për këtë, faj kanë edhe qytetarët. Një qytetar që e ka karburantin në kat të parë të pallatit, a ka pyetur ndonjëherë për masat e sigurisë të kësaj pike furnizimi?! Përse nuk kërkojnë të drejtat e tyre?! Edhe sikur për një moment të harrohet ana shëndetësore, pasi kjo vjen më vonë, po zjarri, sa rrezikojnë? Po nëse ata harrojnë depozitën e ujit hapur, sa grimca mund të bien aty dhe të shkaktojnë sëmundje? Fëmijët duhen mbajtur larg! Mendoj se qytetarët shqiptarë për çdo gjë e kanë një përgjigje “Sa të jetë Sala në pushtet…”. Po, pikërisht, sa të jetë ai kërko dhe mbro të drejtat e tua si qytetar i denjë i këtij vendi!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi