Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Zgjerohet hetimi për karburantet Empty Zgjerohet hetimi për karburantet

Sat 7 Sep 2013 - 14:13
Hetimi i nisur nga Njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës për pikat e karburanteve që abuzojnë me peshën është shtrirë edhe në katër qytete të tjera të vendit. Burime pranë organit të akuzës në kryeqytet bënë të ditur se hetime për subjektet që mashtrojnë qytetarët me sasinë e karburantit do të kryhen edhe nga prokuroritë e Durrësit, Elbasanit, Fierit dhe Kavajës.
Zgjerohet hetimi për karburantet J7awcn
Angazhimi i njësive Task-Force në rrethe bëhet për shkak se ajo e Tiranës ka në juridiksion vetëm kryeqytetin dhe nuk ka kompetencë hetimi për rrethet e tjera. Hetimi për abuzimin me karburantet nisi kryesisht nga Prokuroria e Tiranës pas raportit të Drejtorisë së Metrologjisë të pak ditëve më parë që zbuloi se një sërë subjektesh të tregtimit të karburanteve kishin abuzuar me sasinë e karburantit që u shitej qytetarëve. Aktualisht, hetimi i subjekteve të dyshuara është në fazën e mbledhjes së dokumenteve, për të verifikuar më pas raportin e Drejtorisë së Metrologjisë. Të enjten, oficerët e Policisë Gjyqësore sekuestruan te Metrologjia dokumentacionin e katër praktikave të kontrolleve të kryera në Tiranë. Sipas burimeve, grupi i hetimit ende nuk zotëron një listë me emrat e personave që do të merren në pyetje në lidhje me dyshimet e Prokurorisë për mashtrim.

KATER NË TIRANE
Burime të Prokurorisë bënë të ditur se nga verifikimet e deritanishme, janë ngritur dyshime se katër nga subjektet që kanë mashtruar me sasinë e karburantit ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. Në lidhje me skemën e mashtrimit, burimet thanë se pikat e karburanteve kanë përvetësuar sasi të vogla, gati 5 për qind të totalit, në çdo shitje karburanti. Pra, sasia që përfundonte në serbatorin e automjeteve të qytetarëve ishte më e vogël se ajo që shënohej në aparatin matës dhe rrjedhimisht më e vogël se sasia për të cilën ishte paguar.

ARMAND BAJRAMI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi