Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Skandal në spitale, mjeket:: Dy femije infektohen me SIDA!  Empty Skandal në spitale, mjeket:: Dy femije infektohen me SIDA!

Mon 3 Dec 2012 - 18:24
Skandal në spitalet e Tiranës. Një fëmijë vetëm 3 vjeç e gjysmë dyshohet se është infektuar me HIV/AIDS gjatë kryerjes së një operacioni në QSUT. Këtë vit janë regjistruar katër raste të reja të fëmijëve të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në dy prej këtyre rasteve, fëmijët e kanë marrë infeksionin nga prindërit, ndërsa dy të tjerët nëpërmjet infektimit gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale. Për njërin prej këtyre fëmijëve është vërtetuar tashmë se nuk e ka marrë AIDS-in nga prindërit, të cilët kanë rezultuar negativë pas analizave. Në Komisionin e Shëndetësisë, zyrtarë të Programit HIV/AIDS thanë se hetime po bëhen edhe për rastin tjetër. "Në një prej kartelave thuhet se ka bërë një intervent kirurgjikalë për një hernie urinare. Rasti i parë është në shërbimin pediatrik në QSUT dhe rasti tjetër gjithashtu ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në spitalin Ushtarak", u shpreh Marjeta Dervishi, edpidemiologe, programi HIV-AIDS.
Dy rastet e fëmijëve të infektuar gjatë operacioneve, mund të mos jenë të vetmit. Në repartin e Pediatrisë të Shërbimit Infektiv, që prej një viti mungojnë kitet për kryerjen e analizës së SIDA-s. "Ne na intereson që një herë e mirë të zgjidhet problemi i bërjes së testimeve të HIV-it. Të bëhet ose në QSUT ose në Institutin e Higjenës. E dyta, të vendoset definitivisht ngarkesa virale se këta fëmijë duhet të ndiqen me protokoll mjekimi dhe nuk mund të ndiqet një protokoll mjekimi nëse nuk ke ngarkesën virale", u shpreh Eli Foto, shefe e Pediatrisë Infektive.
Drejtuesit e Shoqatës së Personave që jetojnë më HIV/AIDS, thanë se edhe ilaçet për fëmijët e infektuar kanë tre muaj që mungojnë dhe ato po zëvendësohen me medikamentet e të rriturve. Ata kanë kërkuar edhe një herë mbështetje ekonomike për fëmijët e prekur nga virusi HIV, pasi tre prej tyre kanë humbur jetën, ngaqë nuk kishin para të drejtoheshin në Tiranë për t'u trajtuar.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Skandal në spitale, mjeket:: Dy femije infektohen me SIDA!  Empty Alarmi, dy fëmijë infektohen me HIV, nis hetimi

Tue 4 Dec 2012 - 1:04
Skandal në spitale, mjeket:: Dy femije infektohen me SIDA!  171-300x225
Personat e prekur me virusin HIV në vendin tonë sa vijnë edhe shtohen. Katër raste të reja janë shënuar me HIV, përkatësisht këto katër raste janë fëmijë. Mjekët bëjnë me dije se 2 prej fëmijëve rezultojnë të jenë me sëmundjen pasi janë infektuar nga prindërit e tyre ndërsa dy rastet e tjera janë “mister” pasi prinëdrit nuk janë mbartës të virusit HIV.
Alb-observer.com konfirmon se rrugët nga të cilët janë infektuar këta të vegjël është ende të pazbardhura, ndërsa nga kartela e tyre rezulton se fëmijët nuk kanë kryer transfuzion gjaku, një prej tyre është shtruar 7 herë në QSUT, është bërë një ndërhyrje por nuk ka qënë e nevojshme transfuzioni i gjakut. Rrugët e infektimit të tyre janë ende enigmë ndërsa ekspertë të shëndetit kanë kërkuar hetim të çështjes.

Ajo që mbetet të mendohet është se këta fëmijë mund të jenë infektuar gjatë shtrimit të tyre në QSUT. Sakaq, çështja rreth këtyre dy rasteve do t’i nënshtrohet një hetimi të detajuar pasi opinioni public është i alarmuar./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Skandal në spitale, mjeket:: Dy femije infektohen me SIDA!  Empty Re: Skandal në spitale, mjeket:: Dy femije infektohen me SIDA!

Tue 4 Dec 2012 - 8:38
"Alarmi, dy fëmijë infektohen me HIV, nis hetimi"
me
"Skandal në spitale, mjeket:: Dy femije infektohen me SIDA! "

temat u bashkun
Sponsored content

Skandal në spitale, mjeket:: Dy femije infektohen me SIDA!  Empty Re: Skandal në spitale, mjeket:: Dy femije infektohen me SIDA!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi