Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Infeksionet ne spitale; mungojnë dezinfektantet Empty Infeksionet ne spitale; mungojnë dezinfektantet

Fri 28 Oct 2011 - 14:13
Infeksionet ne spitale; mungojnë dezinfektantet
27/10/2011
Facebook

Infeksionet spitalore në spitalet tona mbeten ende në shifra të larta, për shkak se mungojnë dezinfektantet. Sipas mjekut kirurg Arben Gjata infeksionet spitalore për ndërhyrje kirurgjikale të komplikuara arrijnë në 38 %.

"Kirurgjia, duke qenë se ka ndërhyrje, ka më shumë agresivitet dhe rreziku është më i madh për të patur infeksione të plagës, të enëve të gjakut, infeksione urinare apo të mushkërisë. Masa e infeksionit, nga operacionet e pastra që shkojnë 2 përqind, në operacionet më të komplikuara ku plaga ka qenë e infektuar që para operacionit, shkon deri në 38 përqind. Mbetet prapë një problem shumë i madh që duhet zgjidhur dhe kërkon përmirësime të vazhdueshem", tha Gjata.

Instituti i Shendetit Publik ka monitoruar për rreth një vit infeksionet spitalore në të gjithë vendin dhe ka konstatuar se mungojnë dezinfektantet dhe nuk respektohet as norma më e thjeshtë higjienike, sic eshte larja e duarve.

Specialistë të Institutit të Shendetit Publik vecojne si steril vetem pavionin e kardio-kirurgjise ne QSUT.

Ne nje konference posacerisht mbi problematiken e infeksioneve spitalore u theksua se te gjitha keto lidhen me mangesite menaxheriale te buxhetit dhe jo me mungesen e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi