Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Bogdani: Në Tiranë mungojnë totalisht zonat e gjelbërta Empty Bogdani: Në Tiranë mungojnë totalisht zonat e gjelbërta

Fri 15 Apr 2011 - 19:30
TIRANE—Lajmifundit—Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani deklaroi sot se Tirana ka shumë pak vende apo parqe ku mund të luajnë fëmijët, ku familjet të mund të kalojnë kohën së bashku dhe ku njerëzit të luajnë apo të ushtrojnë sporte të ndryshme. “Kemi mungesë totale të zonave të gjelberta brenda zonave te banimit dhe përpjesëtimi mes betonit dhe hapësirës së gjelbër është në nivele alarmante, 180 metër katrorë beton për 2.7 metër katrorë hapësirë të gjelbër, për çdo banor të Tiranës. Edhe ato pak hapësira të gjelbra që kanë mbetur, janë në një gjendje të mjeruar. Pa parqe Tirana nuk do të jetë kurrë një qytet modern europian. Popullsia është rritur ndjeshëm, edhe taksa e gjelbërimit që paguajnë qytetarët është rritur nga 250% ne 300% dy vitet e fundit, por numri i parqeve në Tiranë ka rënë në mënyrë drastike”, theksoi ai. Sipas Bogdanit, sot, sipërfaqja e gjelbër, zë vetëm 2.8 m² per banore, ndërkohë që Rregullorja e Urbanistikes percakton se norma minimale e gjelberimit duhet të jetë 7 m²/banor. “Mungesa e hapësirave të gjelbra po shkakton vërtetë një efekt negativ tek çdo burrë, grua dhe fëmijë në qytetin tonë. Fëmijët e Tiranës meritojnë një fëmijëri, jo një kryebashkiak që ka betonizuar thuajse të gjitha hapësirat publike të qytetit. Tirana është sot qyteti i dytë më i betonizuar në mbarë Evropë sipas Agjencisë Evropiane për Mjedisin. Sikur të mos mjaftonte kjo, një raport i kohëve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se çdo qytetar i Tiranës humb 1 deri në 2 vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit që vjen vetëm si pasojë e punimeve në qendër të qytetit. Kjo ndodh kur të drejton një kryebashkiak që nuk tregon kujdes për të përditshmen tonë, por që interesohet vetëm për politikën kombëtare. Ka ardhur koha të zgjedhim një kryebashkiak ndryshe, një kryebashkiak për Tiranën”, nënvizoi Bogdani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi